Konkurs eseje nga Olive Tree Awards

Thirrja për aplikime është hapur këtë vit për raundin e dytë të konkursit të eseve Olive Tree Awards. Rundi i parë u organizua me qëllim që të rinjtë të jepnin idetë e tyre për një Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Konceptuar dhe iniciuar nga Imtiaz Muqbil, redaktor ekzekutiv i Travel Impact Newswire, konkursi i eseve është një zgjerim i The Olive Tree, botimi i parë i këtij lloji i dizajnuar për të zhvilluar transportin dhe turizmin në mënyrë që të  arrihet Zhvillimi i Qëndrueshëm i OKB-së .

Kush mund të aplikojë?

  • Shkrimtarët duhet të jenë nën moshën 30 vjeçare në datën e dorëzimit të esesë online(do të kërkohen informacione të identitetit);
  • Shkrimtarët nuk duhet të jenë punonjës ose studentë në degët e transportit apo turizmit;
  • Çdokush që do të marrë pjesë në konkurs duhet që ta trajtojë esenë në pikëpamjen e Transportit dhe Turizmit;
  • Eseja duhet të shkruhet në anglisht, deri në 1,200 fjalë maksimumi;

Çmimet:

Fituesi do të marrë një çmim prej 1,000 dollarë dhe dy pjesëmarrës të tjerë me esenë më të mirë do të marrin 500 dollarë secili.

Çmimet financohen nga një bamirës i njohur në Dubai nga bota islame, i cila preferon të mbetet anonim.

Si të aplikoni?

  1. Studioni Zhvillimin e Qëndrueshëm me kujdes;
  2. Mendoni thellë në lidhje me çdo aspekt të Transportit dhe Turizmit që është e përshtatshme për esenë tuaj;
  3. Shkarko publikimet e The Olive Tree për të krijuar një ide mbi temën;
  4. Shkruani një ese që paraqet një ide të mirë, duke shprehur zhgenjimet tuaja për këtë sektor, ose duke ndarë një pasion, përvojë ose ngjarje;
  5. Mos u mërzitni! Lejoni kreativitetin tuaj, dhe sidomos ndërgjegjegjjen tuaj që t’ju drejtojë;
  6. Temat e diskutueshme që sfidojnë zgjuarsinë konvencionale janë veçanërisht të mirëpritura;
  7. Shqyrtoni çështjet mjedisore. Shqyrtoni idetë në fushat e paqes dhe konfliktit, qeverisjes së mirë, kundër korrupsionit, transparencës, llogaridhënies, të drejtave të njeriut, vlerave universale etj.

Afati i fundit për raundin e dytë të aplikimeve është 1 gusht 2018. Fituesit do të shpallen më 21 shtator 2018.

Dërgo esenë së bashku me të dhënat e moshës dhe një biografi të shkurtër personale në adresën: unsdgessays@gmail.com

Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment