Konkurs dizajni në Taipei, Kinë
Qeveria e qytetit të Taipei organizon Eventin Ndërkombëtar të Dizanjit në Taipei me temën e “Dizajnit për Qytetin Adaptues”, si një gjest i vazhdueshëm për botën, veçanërisht për ata që janë kreativ dhe kanë passion dizanjin, një gjest në projektimin e imazheve të markës urbane “Design Taipei; Dream Taipei”. Kjo është një thirrje e hapur për dizajne të jashtëzakonshme nga e gjithë bota dhe një përpjekje për të formësuar Taipei në një platformë konvergjente për dizajne kreative, për të zbuluar dizajne kreative me potencial biznesi dhe për më tepër për të inkurajuar praktikat e dizajnit social.
Qeveria e qytetit të Taipei ka qenë e përkushtuar për ta bërë Taipei një qytet me vizionet e dizajnit dhe ka inkurajuar dizenjuesit të dinë për kuptimin e dizajnit, ta shohin dizajnin si një mjet për zgjidhjen e problemeve, domethënë për të zgjidhur problemet që përballon një public i gjerë, shoqëria ose qyteti dhe për të prezantuar më tej Çmimin Ndërkombëtar të Dizajnit të Taipei me temën : “Dizajni për Qytetin Adaptues”.
Regjistrimet janë të grupuara në tri kategori kryesore: Dizajni industrial, Dizajni i komunikimit vizual dhe Dizajni për hapsirën publike.
- Dizajn industrial
Dizajni industrial i referohet punës dizejnuese që mund të prodhohet në masë, duke përfshirë aplikimin origjinal dhe digjital, mjetet e transportit, pajisjet dhe instrumentet, shërbimet e përditshme dhe mallrat shtëpiake, IT dhe pajisjet shtëpiake etj.
- Vizualizimi i Komunikimit Vizual
Komunikimi vizual përfshin krijimet grafike digjitale, posterat, paketimin dhe shtypjen (duke përfshirë dhe shtypjen digjitale) etj.
- Dizajni për Hapsirën Publike
Hapësira e hapur për përdorim publik, ndërtesa qeveritare dhe institucione të caktuara private.
Afati: 25 Korrik 2018
Kush mund të aplikojë?
- Të gjithë nga mbarë bota janë të mirëpritur të marrin pjesë individualisht ose si grup (secili grup duhet të ketë maksimumi 5 pjesëtarë) me një anëtar si lider;
- Aplikantët duhet të marrin pjesë në konkurs me krijime origjinale;
Çmimet:
- Çmimi prej Ari – rreth 20,105 dollarë
- Çmimi prej Argjendi – rreth 6,700 dollarë
- Çmimi prej Bronzi – rreth 5.025 dollarë
- Çmimi përfshirës i Dizajnit – 6,701 dollarë
- Dizajni Social – rreth 4,020 dollarë
- Çmimi i Aplikuar për Dizajn – 4,020 dollarë
- Çmimi Special i Gjyqtarëve – 402.02 dollarë
- Çmimi i zgjedhjes nga njerëzit – 335.02 dollarë
Si të aplikoni?
- Regjistrimi: Regjistrimi duhet të bëhet on-line.
- Pas përfundimit të regjistrimit on-line, do të merrni një email automatik të ‘Konfirmimit të llogarisë suaj’. Për të patur siguri për email-in, futni në formularin e regjistrimit adresën tuaj të postës elektronike që është në përdorim aktiv, ku do të dërgohen informacione nga organi ekzekutiv i eventit.
- Pas hapjes së llogarisë, aplikuesi mund të logohet dhe të ngarkojnë krijimin para afatit të regjistrimit. Të gjitha dizajnet duhet të vijnë në formatet: jpg, png, bmp, deri në 3MB në madhësi dhe 1190 x 840 piksel në rezolucion. Ju lutemi në krijimet tuaja mos shënoni simobole/kode të emrave të krijuesve, autorëve apo kompanive ; shkelja e këtij rregulli do të çojë në skualifikim;
- Pasi konkurruesit të kenë ngarkuar krijimin e tyre në postën elektonike, së bashku me përshkrimin e konceptit të dizajnit dhe marrëveshjen e “Mohimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale”, procedura e regjistrimit përfundon. Sistemi do të dërgojë një email automatik për të konfirmuar regjistrimin në adresën e emailit të pjesëmarrësit;
- Përzgjedhja paraprake:
Krijimet do të dërgohen vetëm përmes postës elektronike. Kështu konkurrentëtë nuk kanë nevojë të dorëzojnë versionet fiyike të krijimeve.
- Përzgjedhja përfundimtare:
Gjykimi do të kryhet duke shqyrtuar krijimet e dërguara.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare .