Konkurs artistik për të rinjtë

Keni talent në pikturë? Mendoni se aftësitë tuaja për të shkruar ese janë të mira? Mendoni se një foto flet më shumë se 1000 fjalë? Keni dëshirë të bëheni regjizor i filmit tuaj me metrazh të shkurtër? Është koha tani për t’i dhënë vetes një mundësi për të shprehur nëpërmjet artit mendimet dhe perceptimet tuaja rreth barazisë gjinore.
Qendra ACT for SOCIETY ju fton të merrni pjesë në projektin e saj më të ri “Living with Gender Equality”. Ky projekt i cili mbështetet nga “Raiffeisen Invest”, do të jetë në formatin e një konkurs artistik që nxit reflektimin e të rinjve mbi situatën aktuale të barazisë gjinore në Shqipëri. Të rinjtë do të kenë mundësinë të shprehin idetë, imagjinatën dhe këndvështrimin e tyre nëpërmjet artit. Ky konkurs është i hapur për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeç. Ju mund të bëheni pjesë e këtij konkursi duke konkuruar në dy kategori kryesore. Kategoria “Ese & Poezi”, ku do të konkurojnë të gjitha punimet në formatin e shkruar, dhe kategoria e dytë “Arte Vizuale” ku do të konkurojnë të gjitha punimet fotografi, video e piktura. Falë mbështetjes së Raiffeisen Invest në këtë konkurs do të jepen tri cmime në vlerë monetare. Çmimi i parë në kategorinë ese & poezi, cmimi i parë në kategorinë arte vizuale si dhe cmimi i publikut. Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar, të dërgojnë punimin e tyre deri më 08.05.2018 në aplikime.afs@gmail.com si dhe të plotësojnë formularin e mëposhtëm.