Konferencë/ “Zëri i Studiuesve të Rinj në zonat e konfliktit në Evropë”

Afati i aplikimit: 28 Gusht 2015
Kush mund të aplikojë?
Shkenctarë të rinj dhe studiues nga vendet Evropiane
Eventi: 5-8 Tetor 2015, Baku, Azerbaxhan
Përshkrimi
Forumi Baku 2015 është një forum konferencë që organizohet nga Azerbaijan Young Scientists, “Postgraduate and Masters Union – AYSPMU” dhe mbështetur nga Fondacioni i të Rinjve të Azerbajxhanit nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit. Këtë vit emri i Forumit shkencor është “Zëri i Studiuesve të Rinj në zonat e konfliktit në Evropë”. Qëllimi i Forumit është të promovojë bashkëpunimin ndërmjet shkencëtarëve të rinj dhe studiuesve nga vende dhe disiplina të ndryshme të Evropës.
Për më tepër, forumi ka për qëllim krijimin e marrëdhënieve të reja dhe shkëmbimin e informacionit shkencor dhe të krijojë kushte të përshtatshme për kryerjen e kërkimeve ndërdisiplinore në të ardhmen.
Kriteret
Konferenca është e hapur për shkenctarët e rinj dhe studiuesit nga vende dhe disiplina të ndryshme Evropiane.
Kostot
Komiteti Organizativ mund të sigurojë për një numër të caktuar të aplikuesve që të udhëtojnë dhe akomodohen falas.
Si të aplikoni?
Për t’u regjistruar për Baku Forum 2015 plotësoni formularin e aplikimit online.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.