Konferencë për të rinjtë e Ballkanit

Përshkrimi

Shoqata e studentëve “Bourgogne Balkans Express “, nga Universiteti i Shkencave Po në Paris ka për objektiv nxitjen e marrëdhënieve midis shteteve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian dhe stimulimin e dialogut rreth sfidave në integrimin evropian.

Bourgogne Balkans Express ” po organizon një konferencë mbi “sfidat mjedisore dhe ekonomike për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, që do të zhvillohet në Beograd dhe Shkup nga data 12 deri në 21 mars 2016.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi për të dëgjuar ekspertët nga fusha e mjedisit, financave dhe ekonomisë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të shkëmbejnë mendime dhe të ketë diskutime interaktive, duke bërë në këtë mënyrë miqësi të reja, shkëmbim përvojash dhe zbulim të kulturave të Ballkanit.

Afati i aplikimit: 31 Janar 2016

Kush mund të aplikojë: Të rinjtë e moshës 18-28 vjeç nga Ballkani (Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova) dhe studentë nga Universiteti francez i Shkencës Po Paris Eventi: 12-21 Mars 2016 në Beograd, Serbi dhe Shkup, Maqedoni

Kriteret

Konferenca do të zhvillohet për studentë nga Universiteti francez i Shkencave Po në Paris dhe të rinjtë e moshës 18-28 nga vendet e Ballkanit (Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë).

Kostot

Nuk ka asnjë tarifë pjesëmarrje dhe akomodimi dhe vakti i mëngjesit do të ofrohen nga organizatorët. Pjesëmarrësit duhet të paguajnë për udhëtimin e tyre në Beograd dhe Shkup, edhe pse ekziston mundësia që organizatorët të rimbursojnë shpenzimet e udhëtimit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letrën e tyre të motivimit në adresën teodora.stojmanovska@sciencespo.fr . Afati i fundit për të aplikuar është data 31 janar 2016

Për të tjera informacione, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të organizatorëve në Facebook, duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment