Konferencë për studentë dhe të rinj në Itali

Afati i aplikimit: 05 Qershor 2017
Kush mund të aplikojë: anëtarët e organizatave rinore ose studentore
Vendi: 11-12 korrik 2017, Trieste, Itali

“Lidhja e rinisë – lëvizja përpara” do të sjellë së bashku 60 të rinj nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe për të punuar drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta.

“Lidhja e rinisë – lëvizja përpara” synon të mbështetet në diskutimet e mëparshme midis të rinjve, punonjësve të rinisë, liderëve të rinisë dhe aktorëve të tjerë relevantë të përfshirë në politikën e rinisë dhe më tej të stimulojë praninë e të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të theksojë rëndësinë e rinisë në procesin e integrimit evropian.

Forumi do të fokusojë diskutimin rreth katër temave kryesore të identifikuara si prioritet në rajon: 1) Lëvizshmëria / Shkëmbimet / zgjerimi i horizonteve; 2) Përfshirja Sociale / Kapërcimi i Stereotipeve; 3) Ndërmarrësia dhe 4) Pjesëmarrja e të Rinjve.

Kriteret e aplikimit:

• Anëtarët e organizatave rinore ose studentore do të favorizohen gjatë procesit të përzgjedhjes;
• Aplikantët që morën pjesë në konferencat e mëparshme (Paris, Ljubljana) do të favorizohen gjatë procesit të përzgjedhjes.

Kostot e pjesëmarrjes

Komisioni Evropian do të paguajë shpenzimet e nevojshme të udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Ju lutemi të mos bëni ndonjë aranzhim specifik të udhëtimit ose akomodimit individual. Gjatë Konferencës  do të ofrohet dhe catering.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar klikoni këtu.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Share This:

Leave a Comment