Konferencë për “Përdorimin dhe abuzimin e mbikëqyrjes elektronike”/ Të gjitha kostot të mbuluara

Afati: 31 gusht 2015
E vlefshme për: zyrtarë të administratës publike, studentë të diplomuar, anëtarë të shoqërisë civile apo në media nën 35 vjeç nga Ballkani Perëndimor apo Moldavia të cilst jans ts diplomuar
Aktiviteti: 20-23 tetor 2015, Bled / Bohinj, Slloveni
Përshkrimi
Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), me mbështetjen e Ministrisë ss Mbrojtjes zviceriane, fton profesionistët e rinj për të aplikuar për një vend konferencën e DCAF për përdorimin dhe abuzimin e mbikqyrjes elektronike . Me aktivitete mësimit në distancë dhe një pune katër-ditore nga 20-23 tetori, pjesëmarrësit do të diskutojnë sfidat e balancimit të të drejtave të njeriut dhe nevojës për mbikëqyrjen elektronike dhe ata do të trajnohen për të kuptuar më mirë dhe për të zbatuar standardet evropiane në kufijtë e përdorimit të mbikqyrjes elektronike. Për më tepër, programi do të trajtojë sfidat specifike të llojeve të reja të metodave të vëzhgimit elektronik, në veçanti mbikqyrjen në masë dhe se si të adresojnë çështjet që ata kanë ngritur për rregullimin kombëtar.
Theksi kryesor i diskutimeve do të jetë në analizimin e legjislacionit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbikëqyrjen elektronike dhe zbatimin e tyre. Kjo do të përfshijë gjithashtu edhe një debat se si të forcojmë rregulloren e brendshme, kontrollin gjyqësor dhe mbikëqyrjen parlamentare për të parandaluar ose adresuar abuzime. Pas një shqyrtimi të aplikacioneve, rreth 30 kandidatë do të përzgjidhen për të marrë pjesë në konferencë. Kandidatët do të informohen për rezultatet e procesit të përzgjedhjes në datën 7 shtator 2015.
Pranimet
Për t’u pranuar, aplikantët duhet:
- Të jenë jo më shumë se 35 vjeç deri më 31 dhjetor 2015;
- Të jenë zyrtarë të adminisitratës publike, studentë të diplomuar, apo anëtarë të shoqërisë civile ose n media nga Ballkani Perëndimor (Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kosova) ose Moldavia;
- Të kenë një diplomë universitare (ose që janë të regjistruar momentalisht në Institucione të Arsimit të Lartë) ose përvojë ekuivalente në një disiplinë të caktuar;
- Ts dinë shumë mirë gjuhën angleze, në të folur dhe të shkruar;
- Të jenë të gatshëm të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e programit:
Të jetë në dispozicion për të marrë pjesë në një seminar katër ditor (që e organizohet nga 20-23 tetor 2015);
Të jetë në dispozicion për të marrë pjesë në një seanca interaktive përgatitore në internet (për këtë, pjesëmarrësit duhet të kenë akses në internet);
Të jetë të përgatitur për t’u angazhuar në kërkime dhe të hartojnë një draft të shkurtër me 1,500 fjalë.
Kostot
Organizatorët do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kandidatët e përzgjedhur, duke përfshirë ushqimin, akomodimin e hotelit dhe shpenzimet e udhëtimit . Kandidatët e përzgjedhur më pas do të marrin një dosje të materialit, të cilat pritet që t’i rishikojnë tërësisht gjatë aktiviteteve përgatitore dhe paraprakisht të workshopit katër ditore.
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2015. Kandidatëve të interesuar u kërkohet të dorëzojnë një Curriculum Vitae (CV të detajuar) dhe një formë aplikimi, i plotësuar dhe dërguar më pas me e-mail në adresën f.klopfer@dcaf.ch. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze dhe duhet të jenë të formatuar me Microsoft Word.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare, thirrjen për aplikime dhe Draft-Axhendën.