Konferencë në Rumani/ Mobilizimi politik i Minoriteteve Etnike

Rreth konferencës
Kjo konferencë ka për qëllim të ofrojë një hapësirë ndërdisiplinore për perspektivat dhe qasjet të cilat përpiqen të kuptojnë, të shpjegojë dhe të ofrojnë zgjidhje për këto procese bashkëkohore të ndryshme. Ajo ka për qëllim të krijojë një shkëmbim të frytshëm idesh që mund të adresojnë sfidat me të cilat përballet kontinenti në lidhje me mobilizimin e minoriteteve etnike dhe diskursit anti-minoritar.
Organizatorët inkurajojnë për tre tipe artikujsh:
- Teorik;
- Metodologjik;
- Empirik;
Për detja lidhur me kontekstin dhe temat e konferencës, ju mund të keni akses në thirrjen zyrtare për artikuj duke klikuar në këtë LINK.
Eventi: 15-17 Shtator 2016, Universiteti Bolyai University, Cluj – Napoca, Rumani
Kriteret
Mund të aplikojë çdokush i interesuar për minoritetet etnike, refugjatët ose multikulturalizmin.
Kostot
- Nuk ka një tarifë pjesëmarrje;
- Akomodimi (2 netë) dhe ushqimi do të ofrohet për të gjithë pjesëmarrësit;
- Grante udhëtimi nuk janë në dispozicion dhe pjesëmarrësit pritet të paguajnë vetë shpenzimet e udhëtimit.
Si të aplikoni?
Organizatorët mirëpresim aplikimet individuale, si dhe propozimet për panele të plotë (5 artikuj). Çdo artikull duhet të përmbajë: emrin e autorit, përkatësinë, një abstrakt maksimumi 250 fjalë. Të gjitha propozimet duhet të dorëzohen para datës 1 qershor 2016 në adresën confubb2016@fspac.ro .
Në çdo fazë gjatë gjithë procesit, jeni të mirëpritur të kontaktoni organizatorët në adresën: confubb2016@fspac.ro
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.