Konferencë në Qëndrën Multifunksionale TEN

Për të përmbyllur me sukses edicionin e parë të konkursit “The Ban Ki-moon Essay Competition”, UN Youth Association of Albania organizon këtë konferencë me temën e këtij edicioni, “Breza në veprim: Beteja e të rinjve shqiptarë me plogështinë”.

Konferenca do të ketë formën e një bisede interaktive midis panelit të të ftuarve, dhe të rinjve të cilët dëshirojnë të shprehin idetë e tyre mbi temën. Gjatë bisedës do të prezantohen idetë më interesante të përzgjedhura nga të gjitha esetë të cilat u bënë pjesë e konkursit, si dhe do të shpallen 3 esetë fituese.

Konferenca do të zhvillohet ditën e Enjte, dt. 6 Prill, ora 18:00 në ambjentet e Qëndrës Multifunksionale TEN.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment