Konferencë Ndërkombëtare për të Rinjtë në Maqedoni

 

Afati i aplikimit: 5 Shtator 2015
E vlefshme për:  Punonjës, lider të rinj aktivë, përfaqësues të rrjeteve rinore nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia
Eventi: 11-15 Shtator 2015, Krushevë, Maqedoni

Përshkrimi

Konferenca Ndërkombëtare për të Rinjtë “Vlerat Europiane për të ardhmen e vendeve të SEE ” u mbajt për herë të parë në vitin 2003. Vlerat evropiane në vendet e SEE-së (Programi South East Europe) ishin një çështje e rëndësishme që ndikon te të gjithë. Tani, 13 vite nga organizimi i konferencës së parë, tema është ende e freskët dhe ‘pa përgjigje’, por harta politike-ekonomike e rajonit ka ndryshuar dukshëm.

Edhe pse të gjitha vendet hynë nga e njëjta pikë, situata sot me të gjitha prej tyre është e ndryshme. Disa nga vendet e rajonit si Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia u bënë anëtarë të strukturave integruese euroatlantike. Të tjerë, si Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë në rrugë të mirë për arritjen e qëllimit të tyre.

Strategjia e zgjerimit të BE-së jo vetëm që promovon stabilitetin, por edhe është e bazuar në bashkëpunimin rajonal, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektin, marrëdhëniet e shëndetshme fqinjësore etj.

Konferenca Ndërkombëtare e Rinisë është një vend unik, një udhëkryq kulturor ku diskutimet për: sundimin e ligjit, demokracinë, të drejtave të njeriut, lirinë e fjalës, ekonominë e lire të tregut, përfshirja politike dhe e drejtë e orientimit të lirë seksual, janë një panoramë e aktivitet, ndërsa vendosin së bashku mozaikun e së ardhmes.

Kriteret

Profili i pjesmarrësve

  • Punonjës, lider të rinj aktivë, përfaqësues të rrjeteve rinore
  • Përvojë në fushën e rinisë dhe të njohur me temën e konferencës;
  • Pjesëmarrësit të cilët janë në kërkim për një mundësi për të pasuruar njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre në lidhje me vlerat evropiane, punën e të Rinjve dhe të integrimit në BE të  vendeve SEE -së dhe vendeve të tjera;
  • Të angazhuar për të përgatitur veten për subjektet e konferencave dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë të gjitha diskutimet e konferencave;
  • Rezidentë në një nga zonat gjeografike të vendeve të cilat janë theksuar më sipër
  • Të aftë për të komunikuar në Anglisht

 

Kostot

Shpenzimet e konferencës janë të mbuluara nga organizatorët, duke përfshirë  materialet, akomodimin dhe ushqimin. Kostoja e udhëtimit do të paguhet deri në 80%, në bazë të çmimit (klasi ekonomik).

Si të aplikoni?

Aplikantët duhet të plotësojnë aplikimin online deri në 5 shtator 2015.

SHËNIM: Zgjedhja bëhet sipas principit: aplikimi i parë, konsiderohet i pari.

Nëse keni ndonjë pyetje, dërgoni e-mail në: conference2015@krusevoconference.org.mk.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment