Konferencë ndërkombëtare në Japoni

Afati i aplikimit: 2 qershor 2017
Kush mund të aplikojë: edukatorët, akademikët, studiuesit, studentët, organizatat jo-fitimprurëse dhe profesionistët, punonjësit socialë dhe aktivistët e paqes.
Vendi: 9-11 gusht 2017 në Nagasaki, Japoni

Hapen aplikimet për Simpoziumin Ndërkombëtar (Konferencën) për forcimin e paqes nëpërmjet arsimit. Kjo ngjarje do të përkojë me Memorialin e Nagasaki të Paqes dhe Ceremoninë e Përkujtimit.

Pjesëmarrësit e Simpoziumit do të kenë gjithashtu një mundësi për të vizituar Parkun e paqes së Nagasakit dhe Glover House & Garden – të dy kanë qenë të emëruar si Trashëgimi Botërore të UNESCO-s.

SHAPE 2017 do të përqëndrohet rreth temës së unitetit në Komunitet. Kjo është një simpozium tre-ditor, i veçantë ndërkombëtar, krijuar për të siguruar një mundësi për akademikët, hulumtuesit, studentët, administratorët e shkollave, profesionistët , humanitarët, aktivistët dhe të tjerë për të shqyrtuar bashkëpunimin global dhe risitë në arsim dhe promovimin e paqes globale.

Kriteret e aplikimit:

SHAPE 2017 në Nagasaki, Japonia do të përqëndrohet në paqen dhe arsimin. Ajo do të jetë një ngjarje ideal për edukatorët, akademikët, studiuesit, studentët, organizatat jo-fitimprurëse dhe joqeveritare, punonjësit socialë dhe aktivistët e paqes.

Si të aplikoni:

Mirëpriten propozimet me 250 fjalë në gjuhën angleze mbi rrjedhat e renditura më poshtë nga e premtja, 2 qershor, 2017. Për më shumë informacion ose për të paraqitur një abstrakt, klikoni këtu

Për të aplikuar, regjistrohuni këtu.

Nëse keni ndonjë pyetje, shikoni seksionin FAQ ose shkruani në: secretariat@intesda.org

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment