Konferencë “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”

Në vijim të angazhimit dhe kontributit që Partnerët Shqipëri ka ofruar që në fillesat e diskutimit publik, promovimit të praktikave të para dhe mbështetjes së sipërmarrjeve sociale në vend, kjo konferencë do të sjellë bashkë përfaqësues nga ministritë e linjës, institucionet akademike, agjencitë e zhvillimit e donatorët, sipërmarrjet sociale, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe aktorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vend.
Në konferencë do të prezantohen gjetjet e studimit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale” në Shqipëri dhe Maqedoni, duke ofruar një vështrim të përgjithshëm të ndërmarrjeve sociale, karakteristikave të zhvillimit të tyre, shtrirjes, si dhe mundësive për punësimin dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara. Perspektivat dhe praktikat e ndryshme të zhvillimit të kuadrit ligjor dhe praktik në vendet e rajonit dhe më gjerë, do të jenë pjesë e prezantimit dhe diskutimeve gjatë konferencës.
Data: 20 Prill
Ora: 10:00
Vendi: Tirana International Hotel
Për të tjera informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK