Konferenca “Albania Security Forum”

14 dhjetor 2016 organizohet në Tiranë për herë të dytë , konferenca për çështjet e sigurisë “ASF – Albanian Security Forum“.

Konferenca e 2-të “Albanian Security Forum” ka për qëllim të nxjerrë në pah peizazhin kërcënimeve aktuale, strategjitë, metodat e zgjidhjeve, menaxhimin dhe trajtimin e rreziqeve të bazuar në triptikun: Teknologji – Njerëz – Procese

Në fokus të konferencës do të jenë çështje të rëndësishme me të cilat përballet profesionistë në fushën e sigurisë – por edhe më gjerë, në jetën politike dhe sociale – të tilla si sfidat e reja të epokës së krimit kibernetik dhe kërcënimet teknologjike (drone, survejimi AV, etj.) por edhe rrjedha e madhe e emigrimit në rajon, format e reja të terrorizmit si dhe krimi i përditshëm.

Folës të shquar shqiptarë por edhe të huaj do të ftohen për të zhvilluar një sërë çështjesh kritike si: ndikimi i emigrimit mbi sigurinë, kërkesat për mbrojtjen e kufirit dhe infrastrukturës kritike,  mbrojtja e infrastrukturës së informacionit dhe të dhënave kundër krimit kibernetik (ΙΤ Security), qasja optimale e menaxhimit të projektit të sigurisë (Security Management) siguria e ambienteve me mjete teknologjike (video survejimi, sistemet e alarmit, kontrollit të qasjes) dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme.

 

Per regjistrim klikoni kete LINK 

Per me shume informacion  klikoni kete LINK

Leave a Comment