Koncert Bamirësie për fëmijët e sëmurë me kancer

Në kuadër të “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” , në datë 30 Janar 2016, do të organizohet një koncert bamirësie. Kjo është një fushatë e ndërmarrë nga studentët e vitit të 2-të Master në Shkenca Komunikimi pranë Universitetit Bedër, me mbështetjen e organizatës “Fëmijët për fëmijët” e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer.
Të ftuar këngëtarët dhe artistët më të mirë të tregut shqiptar: Crossbones, Aurela Gace, Renis Gjoka, Eranda Libohova, Orgesa Zaimi, Rosela Gjylbegu, Sara Zoto, Ingrid Jushi, Isida Mollaymeri, Jetmir Banishta, Greta Radovani, Mateus Frroku, Alar Band, Kastriot Tusha, Ema Andrea, Era Rusi, Mirush Kabashi dhe shumë të tjerë!
Shitja e biletave me çmim prej 1000 lekësh të reja ka filluar, nxitoni të bëheni pjesë e kësaj nate të paharrueshme, pse jo të ftoni edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Të ardhurat do të shkojnë për të paguar kemioterapinë e fëmijëve të sëmurë me kancer.
Për bileta, kontaktoni në Facebook në këtë adresë: