Kompania PLUS kërkon Specialist Projektimi dhe Ndërtimi

Përshkrimi

Specialisti i Projektimit dhe Ndërtimit raporton te Drejtori i Departamentit të Implementimit të Rrjetit dhe detyrat e tij janë të përgatisë projektet ndërtimore për stacionet e telefonisë celulare, të llogarisë volumet e punimeve, të supervizojë firmat nënkontraktore, të ndjekë procedurat e kompanisë për marrjen në dorëzim të stacionit të përfunduar. Punonjësi duhet të njohë shumë mirë proceset e marrjes së Lejes së Ndërtimit, Lejes për Aktivitete Jojonizuese dhe t’i ndjekë këto procese me departamentet brenda kompanisë dhe me instucionet shtetërore përkatëse.

Detyrat

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:
• Organizimin e visitave dhe projektit për stacione të reja, llogaritjen e kostove dhe koordinimin me departamentin e Prokurimit për marrjen e ofertave dhe vlerësimet teknike deri në firmosjen e kontratave respektive.
• Përgatitjen e preventivit për stacionet e reja dhe përpilimin e grafikut të punimeve, urdhërave të blerjes, etj.
• Supervizimin e punimeve, ndjekjen kontratës me kontraktorët.
• Përpilimin e dokumentacionit/dosjes përkatëse për pranimin e stacionit dhe BoQ,
• Të koordinojë të gjithë proceset me departamentet e Prokurimit, Financës dhe ato teknike;
• Përgatitjen e dokumentacionit/dosjes për pajisjen me Leje Ndërtimi dhe koordinimin e procesit për pajisje me Leje për Aktivitete Jojonizuese nga Komisioni Mbrojtjes nga Rrezatimi;
• Të kryejë të tjera detyra sic i caktohen nga supervizori direkt.

Kualifikimet / Kërkesat

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
• Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore;
• Të ketë eksperiencë në manaxhimin e situatave të ndryshme të punës me kontraktorët;
• Eksperiencë në projektim arkitektonik dhe inxhinierik dhe në përgatitjen e analizave tekniko-ekonomike të punimeve ndërtimore;
• Njohuri në fushat mbështetëse të ndërtimit, gjeologji, topografi, ekonomi, juridik etj do të përbëjnë avantazh;
• Aftësi të mira analitike, planifikuese dhe vendimmarrëse dhe raportuese;
• Leje drejtimi dhe mundësi për të udhëtuar dhe qëndruar larg vendbanimit nëse nevojitet;
• Fleksibilitet, besueshmëri dhe aftësi për të mësuar;
• Aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi, dhe pune në skuadër.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Korrik 2015

Leave a Comment