Këshilla për të lënë një përshtypje të mirë gjatë praktikës tuaj

Praktikat janë një pjesë e rëndësishme e procesit arsimor dhe ato shërbejnë si një ‘urë’ për të kaluar në një karrierë profesionale. Praktikat janë një mënyrë e mirë për të bërë ‘network’ (duke zgjeruar rrjetin e të njohurve) dhe për t’u takuar me profesionistë, duke fituar përvojë në fushën tuaj dhe potencialisht t’a ktheni praktikën tuaj të papaguar në një punë me kohë të plotë. Nëse doni të bëni një përshtypje të mirë në praktikën tuaj këtu janë disa këshilla për t’u marrë parasysh.

Qëndrimi juaj është shumë i rëndësishëm gjatë kohës që jeni një praktikant. Askush nuk dëshiron të punojë me dikë që është i vrazhdë, i largët apo gjithmonë me vonesë. Jini të përpiktë, madje paraqituni pesë minuta më herët çdo ditë. Përshëndetni të gjithë me një buzëqeshje, duke filluar që nga momenti që ju futeni në derë. Nëse dikush ju kërkon të bëni diçka, edhe nëse ajo është thjesht bërja e kafesë, bëjeni atë … me një buzëqeshje! Dikush do t’a vërë re qëndrimin tuaj të mirë dhe ndoshta edhe do ju kërkohet të bëni gjëra që kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe aftësi. Duke vepruar në mënyrë profesionale do të merrni edhe ju më shumë detyra me rëndësi, që në fakt kjo është ajo që doni të bëni që në krye të herës.

Gjetja e një mentori është një tjetër pjesë e rëndësishme e një praktike. Gjej dikë që ka një punë të ngjashme me atë që ju do të doni dhe qëndroni me të për një ditë. Shih se me çfarë ka të bëjë puna e tyre, çfarë bëjnë ata, si veprojnë. Një mentor është gjithashtu i dobishëm, pasi mund t’ju përgjigjet për çdo pyetje ju mund të keni dhe ju tregon aftësi të reja. Në qoftë se ju zhvilloni një marrëdhënie me mentorin tuaj, ai madje mund t’ju shkruajë një letër rekomandimi ose në qoftë se ai është në një pozicion më të lartë, ndoshta edhe ju punëson ose lidhet me dikë që mund t’ju punësojë.

Mos harroni, kur përfundoni praktikën, mbani një qëndrim të mirë, jini profesional, mirënjohës dhe gjeni një mentor. Të gjitha këto gjëra mund t’ju ndihmojnë t’a shndërroni praktikën tuaj në një punë të paguar.

Burimi: International student

 

Leave a Comment