Kërkohen vullnetarë nga Instituti i Politikave Mjedisore për në Barcelonë, Spanjë

Instituti i Politikave Mjedisore kërkon vullnetarë nga Republika e Shqipërisë për programin EVS (European Voluntary Service) për në Vic, Barcelonë, Spanjë. Programi EVS mbulon biletën e udhëtimit vajtje-ardhje në Spanjë, akomodim, ushqim, shpenzime leje qëndrimi, kurs gjuhe dhe 105€ para për shpenzime mujore për vullnetarin/en. Preferohen vullnetarë që dinë anglisht dhe/ose spanjisht. Gjatë punës vullnetare do të ketë kurse spanjishte të detyrueshme gjithashtu. Vullnetari/ja do të ndihmojnë punonjësit e qendrave të njerëzve me aftësi të kufizuar në punën e tyre në Vic, Barcelonë, Spanjë. Periudha e vullnetarizmit do të jetë nga shtatori 2017 deri në qershor të vitit tjetër. Të interesuarit të kontaktojnë me IPM-në në adresën iep@iep-al.org

 

Afati i fundit për aplikim është 8 Janari.

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj te iep@iep-al.org

Mosha: 18-30 vjeç.

 

Leave a Comment