Kërkohen Asistent dhe Përkthyes për një Projekt të Bashkimit Evropian

Kërkohen asistent dhe përkthyes (RTA) për Projektin Twinning i cili është një bashkëpunim i Bashkimit Evropian, Polonisë dhe Kroacinë për Këshillin e Lartë të shtetit.
Afati i aplikimit: 17.08.2015
Kriteret për 2 pozicionet
Kërkesat për asistent RTA:
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe, në të shkruar dhe në të folur
- Eksperiencë si asistent në projekte të tjera të financuara nga BE-ja apo në projekte ndërkombëtare
- Njohje të çështjeve që lidhen me menaxhimin e projektit Twinning (Twinning Manual 2012)
- Aftësi në raportim (në anglisht) dhe aftësi analitike
- Aftësi në perdorimin e MS Office (Microsoft Word, Excel, PowerPoint)
- Aftësi organizative, administrative dhe menaxhuese me kopetencën për të identifikuar prioritetet, afatet
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe komunikimi
- Fleksibilitet në lidhje me orët e punës
- Disponueshmëri dhe gatishmëri për të udhëtuar (në Shqipëria dhe në vendet e BE-së)
- Përvojë praktike në anglisht – shqip dhe shqip – anglisht dhe interpretim (gjatë takimeve, punës, per te perkthyer dokumente ) do të jetë një avantazh
- Përvojë praktike në interpretimin e njëkohshëm do të jetë një avantazh
- Përvojë në njohurit e fushës së projektit Twinning (ose fushat e ngjashme) do të jetë një avantazh
- Gjuha polake do të jetë një avantazh
- Asistenti RTA nuk mund të ketë ose kohët e fundit (gjashtë muajt e fundit) ndonjë marrëdhënie kontraktuale me administratën përfituese
Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK.