Keni një ide biznesi dhe nuk keni fonde për t’a bërë realitet? Aplikoni për Inkubatorin në Gjermani

Keni një projekt, organizatë, apo kompani që ju nuk keni qenë në gjendje t’a zhvilloni ose lançoni?
Atëherë kjo mund të jetë mundësia juaj për të përmbushur këtë qëllim! “REALISE IT 2015 Entrepreneurship Incubator” do të mbahet në Berlin të Gjermanisë më 23-24 tetor 2015.
Dërgoni një projekt apo ide që synon të ndërthurë ndryshimin pozitiv dhe inovacionin me ndihmën dhe përkrahjen e anëtarëve të tjerë ESAA në mënyrë që të bëni ëndrrën tuaj realitet!
Individëve të përzgjedhur do t’iu ofrohet që të marrin pjesë në incubator, vetë, në emër të projektit të tyre. Nëse drejtuesi i projektit është i padisponueshëm, individi mund të kontaktojë REALISE IT për të diskutuar nëse një anëtar alternativ i ekipit mund t’a zëvendësojnë.

Afati i aplikimeve: 6 Shtator 2015
Lajmërimi i fituesve: 15 Shtator 2015
Konferenca e Inkubatorit: 23 dhe 24 Tetor 2015
REALISE IT (RI) është një iniciativë e Komunitetit ESAA, i cili synon të bashkojë idetë e reja, talentet dhe entuziazmin e anëtarëve në kuadër të zhvillimit të projekteve ndërkombëtare rinore. Kjo ngjarje ka për qëllim të njohë projekte të reja premtuese, inovacione, kompani dhe organizatat e Komunitetit ESAA që premtojnë në aspektin e inovacionit, zhvillimit të komunitetit, dhe potencialit të tregut.

Pranimet

• Një letër motivimi me emrin tuaj, përkatësisë e ESAA, ESN, EMA ose garagErasmus, adresën e-mail, si dhe vendndodhjen e parashikuar nga e cilat ju do të udhëtoni (1 faqe)
• Deklarata e qëllimit ose motivimi, duke treguar një qëllim dhe vizion të qartë (1 faqe)
• • Analiza SWOT (1-2 faqe) Afati kohor i detajuar për zhvillimin e projektit për 12 muaj pas konferencës në Tetor (1 faqe)
• Emrat dhe të dhënat për veten dhe çdo anëtarë të ekipit (max vetëm 2 anëtarë)
• Përmbledhje të materialeve, ekspertizës dhe kapitali që ju nevojitet për t’a bërë projektin realitet (1-2 faqe)

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment