Kampus 10-javor në Berlin, Gjermani

Kush mund të aplikojë: kandidatët e moshës 21-31 vjeç nga e gjithë bota

Bursa: ju mund të aplikoni për ndihmë financiare që të mbuloni tarifën, shpenzimet e udhëtimit, jetesës dhe akomodimit

Përshkrimi

DO School është një platformë edukative ndërkombëtare e dedikuar për inovacionin, sipërmarrjen dhe biznesin e  mirë. E mundësuar nga H&M Germany, Work Challenge ju fton ju dhe 19 sipërmarrës të tjerë të rinj për të shpenzuar 10 javë në kampus në Berlin.

Afati i aplikimit: 11 Shkurt 2016

Në veçanti, do ju kërkohet:

Të identifikoni fushat e reja në kompanitë e mëdha që nuk janë të mbuluara aktualisht nga studimet e punonjësve;

Të krijoni një zgjidhje të mrekullueshme që është lehtësisht e transferueshme psh në kompani të tjera

etj

Kriteret

  • Kandidatë nga e gjithë bota;
  • Duhet të jeni midis moshës 21 dhe 31 vjeçare. Kjo do të thotë që në ditën e parë të programit ju duhet të jeni minimum 21 vjeç dhe jo më shumë se 31 vjeç.
  • Kandidatët e suksesshëm mund të vijnë nga këto fusha (por jo detyrimisht): Burime njerëzore, psikologji, sipërmarrje, zhvillim organizativ, dizanj UX;
  • Duhet të keni njohuri shumë të mira të Anglishtes.

Bursa

Për Fazën e Inkubimit, ju mund të aplikoni për ndihmë financiare për të mbuluar tarifën, shpenzimet e udhëtimit për në/ dhe nga kampusi DO School dhe shpenzimet e jetesës dhe akomodimit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Të krijoni një llogari përdoruesi. Do të merrni një email me një link. Klikoni në këtë link për të aktivizuar llogarinë tuaj;
  • Plotësoni të tre pjesët e kërkuara në formularin e apllikimit online të DO School
  • Dërgoni aplikimin tuaj. Pasi të keni përfunduar të tre pjesët, ju mund të klikoni në butonin “Submit Your Application”.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

COMMENTS

  • <cite class="fn">loren</cite>

    mirembrema, si mund te kem ju lutem me shume informacione per burse? jam nen 30 kam studiuar shkoll te lart economik ne Greqi . a ka mundesi per ne emigrantet nje shanshs i tille? (me falni per gabimet)
    me respect lori

Leave a Comment