Junior Achievement of Albania kërkon të punësojë koordinator të jashtëm

Junior Achievement of Albania kërkon kandidat të kualifikuar për të plotësuar vendin e mëposhtëm të punës.
Pozicioni i punës: Koordinator i jashtëm për zbatimin e programit JA në arsimin bazë (k-9)
Vendi i punës:  Tiranë
Edukimi: Diplomë Universitare në fushën e arsimit ose të lidhur me arsimin
Eksperiencë pune: 10 vjet experiencë pune në fushën e arsimit
Afati i Aplikimit:   3 Gusht 2015, 17:00 p.m.
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë e Koordinatorit përfshijnë sa vijon:
a) Planifikim, organizim, mbikëqyrje, vlerësim i veprimtarive trajnuese për mësuesit e synuar dhe raportim i rregullt.
b) Rishikim, pasurim dhe përshtatje e programit të trajnimit të mësuesve, bazuar në evidentimin e çështjeve dhe problemeve gjatë zbatimit të kurrikulës dhe trajnimit të mësuesve.
c) Përgatitje e dokumentacionit për akreditimin e trajnimit të mësuesve.
d) Kontakt i vazhdueshëm medrejtues të IZHA-s, drejtoritë dhe zyrat arsimore, drejtues shkollash dhe mësues.
e) Ndjekje dhe informim i rregullt mbi zbatimin e kurrikulit të ri për arsimin bazë dhe evidentim i problematikave të mundshme.
f) Ndjekje dhe zgjidhje operative e problemeve gjatë zbatimit vendor të kurrikulës “Qytetaria”.
g) Mbledhje dhe përpunim të dhënash për mësuesit e përfshirë në trajnim dhe klasat përfituese.
h) Propozim dhe përgatitje e dokumentit konceptual / strategjik (policyëork), që informon dhe pasuron vit pas viti metodologjinë e trainimit dhe procesin e të nxënit / lëvrimit të dijes si dhe teknika efikase që përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies në kapitujt JA, duke konsideruar edhe metoda alternative mbi disponueshmërinë e materialeve mësimore (e-book, toolkits, e-training, etj.).
Kualifikime
Koordinatori duhet te ketë një përvojë të paktën 10 vjet në sistemin arsimor parauniversitar, me hartimin dhe rishikimin e programeve mësimore të lëndëve shoqërore për arsimin para-universitar, përvojë me sistemin e trajnimit të mësuesve, kompetencë të provuar në planifikimin, kryerjen, monitorimin dhe vlerësimin e veprimtarive trajnuese, si dhe në vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Koordinatori duhet te ketë aftësi të zhvilluara të punës në grup dhe të jetë përdorues i mirë i gjuhës angleze.

INSTRUKSIONE MBI APLIKIMIN:

Kandidatët e interesuar duhet të dergojnë CV dhe letër interesi në adresën e mëposhtme:

Junior Achievement of Albania
Rr. Pjetër Bogdani, No.36/1

Ose e-mail në: info@junior-albania.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.

Leave a Comment