Java e Europës/ Thirrje për Video-Mesazh

A mendon se vota vlen?
A ke ti të drejtë vote si shtetas i një vendi të Bashkimit
Europian në zgjedhjet e Parlamentit Europian që do të mbahen në datat 23-26 maj 2019?
Nëse po… kjo thirrje është për ty!
Nëse jo… kjo thirrje është gjithashtu për ty!
Të ftojmë të bëhesh pjesë e thirrjes për Video-Mesazhe në shqip apo anglisht duke ofruar mesazhin tënd:
– Pse qytetarët europianë duhet të votojnë dhe pse është i rëndësishëm për ty votimi në këto zgjedhje?
– Cili është vizioni yt për Europën pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian?
– Çfarë pret ti që do të sjellin këto votime për të ardhmen e BE-së dhe për Shqipërinë?
– Cilat janë vlerat që duhen promovuar me anë të votimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të rinj të Parlamentit Europian?
– Arsyet pse ti do të votosh për këto zgjedhje apo pse u kërkon europianëve të votojnë?
Të gjithë të rinjtë (16-30 vjeç) që jetojnë në Shqipëri, në trevat e tjera shqipfolëse ose në vendet anëtare të Bashkimit Europian të cilët kanë të drejtë ose jo të votojnë në këto zgjedhje të Parlamentit Europian, janë të ftuar të krijojnë video mesazhe për të inkurajuar të gjithë bashkëmoshatarët e tyre duke dhënë arsyet pse vota është e rëndësishme në këto zgjedhje parlamentare për Europën.
*Nëse je një i ri apo e re që ka shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian dhe do të votojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian shpreh mesazhin tënd me anë të një videoje pse do të votosh në këto zgjedhje!
*Edhe nëse nuk je shtetas i Bashkimit Europian por ke dashur gjithmonë të kesh një mesazh ndaj të rinjve europianë në lidhje me rëndësinë e votës për zgjedhjen e Parlamentit të ri Europian, në këto momente jo të lehta për Europën, ku euro-skepticizmi është rritur ndjeshëm thuaj mesazhin tënd!
Për videot më interesante të përzgjedhura nga një juri profesioniste parashikohen çmime dhe do të shpërndahen në rrjetet tona sociale .
Kriteret për t’u bërë pjesë e Konkursit:
-I ri apo e re (16-30 vjeç) që ka shtetësinë ose jo të një vendi të Bashkimit Europian;
-Video mesazhi mund të jetë nga 30 sekonda deri në 5 minuta në një nga gjuhët shqip ose anglisht;
-Për realizimin e videos mund të përdoren telefonat celularë, aparate fotografikë apo mjete të tjera amatore apo profesionale (e rëndësishme për ne është cilësia e mesazhit, sesa cilësia e videos);
-Nuk kërkohet që personat të kenë eksperiencë në realizimin e videove dhe që ato të jenë të xhiruara në mënyrë profesionale. Mjafton dëshira dhe motivimi për të dhënë VideoMesazhin tënd!
– Data e fundit e dërgimit të videove është: 15 maj 2019 në adresën e e-mailit: info@em-al.org
Kjo thirrje zhvillohet në kuadër të projektit të Ditës së Europës 2019, zhvilluar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri me mbështetjen e European Movement dhe Programit “Europe for Citizens” të Bashkimit Europian, për të promovuar rëndësinë e votës këto prag zgjedhjesh parlamentare në BE dhe fuqizimin dhe ritheksimin e vlerave europiane të demokracisë, tolerancës, diversitetit dhe solidaritetit.