Ja si të studioni në gjuhën Angleze në Gjermani

Për ata studentë të cilët nuk dëshirojnë të studiojnë në Gjermani në gjuhën gjermane apo nuk e njohin këtë gjuhë, ata do të kenë edhe opsionin tjetër për të studiuar në Gjermani në gjuhën angleze.
Gjithnjë e më shumë në universitete ofrohen drejtime të ndryshme që mund të studiohen në gjuhën angleze. Para së gjithash, në programet për master është gjithnjë e më shumë në përhapje kjo gjuhë. Megjithatë edhe shumë studime bachelor ofrohen edhe në gjuhën angleze. Këto kryesisht identifikohen si drejtime ndërkombëtare. Shumë të shpeshta janë rastet e studimeve në gjuhën angleze në drejtimet ekonomike dhe sociale por gjithashtu edhe në shkencat natyrore, mjekësi dhe bujqësi.
Për shumë studentë të huaj studimet në gjuhën angleze janë një mundësi e mirë që të mund të studiojnë në një vend tjetër si dhe njëkohësisht të mësojnë gjuhën e vendit ku studiojnë në kohën e tyre të lirë dhe gjithashtu të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze. Kështu studentët në këtë mënyrë kanë mundësi të shkojnë në Gjermani që më herët nuk kishin mundësi të shkonin në ndonjë kurs për mësimin e gjuhës gjermane. Për drejtimet në gjuhën angleze sipas rregullave nuk jeni të detyruar të njihni gjuhë gjermane. Kush dëshiron që këtë mundësi ta shfrytëzojë, mund t’a bëjë në dy mënyra duke kërkuar drejtimin për të cilin është i interesuar. Në njërën anë të përzgjedhë shkollën e lartë apo universitetin. Drejtimet studimore në gjuhën angleze kanë një titull të veçantë dhe janë lehtësisht të identifikueshme. Mund të shikoni nëse universiteti i dëshiruar ofron ndonjë drejtim studimor në gjuhën angleze i cili ju përshtatet në drejtimin e dëshiruar. Ju mund të gjeni drejtimet e dëshiruara në faqen e DAAD ( Deutscher Akademischer Austauschdienst ) respektivisht shërbimi gjerman i shkëmbimeve akademike, dhe ju mund të gjeni të gjitha drejtimet në gjuhën angleze dhe që mund të studiohen në Gjermani.
Këtu mund të gjeni informacionet më të rëndësishme për drejtimin tuaj dhe të bëni listimet e tyre. Të gjitha informacionet në DAAD ( Deutscher Akademischer Austauschdienst ) janë të formuluara në gjuhën angleze kështu që ju mund të informoheni edhe pa ditur gjuhën gjermane dhe të bëni përzgjedhjen e drejtimit tuaj.
Drejtimet ndërkombëtare pranojnë studentët që dëshirojnë të studiojnë plotësisht bachelor apo master. Kurse nëse dëshirojnë të studiojnë vetëm ndonjë semestër në Gjermani sipas rregullave këtë mund ta bëjnë vetëm përmes partneritetit të universiteteve dhe në këtë rast këtë e ofrojnë drejtimet e studimeve në gjuhën gjermane dhe atë për një kohë të shkurt efektive sa për të mësuar gjuhën. Megjithatë edhe këtu ka përjashtime, ju mund të lëvizni në universitetin e dëshiruar duke aplikuar direkt. Gjithashtu edhe nese dëshironi te studioni në gjuhën angleze ndonjë semester në Gjermani do të jetë një përvojë mahnitëse. Ju mundeni të mësoni gjermanisht përmes ndihmës së ndonjë kursi gjuhësor dhe në kohën tuaj të lirë me studentë të tjerë.
Studime në Gjermani