Ja si mund të kontrolloni nëse keni fituar lotarinë Amerikane

Prej orës 18:00 e kësaj të marte shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo fitues.
Prej vitesh, fillimi i majit është kthyer në një ditë të rëndësishme për të gjithë aplikuesit, të cilët kërkojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si të verifikoni nëse jeni fitues?
Fillimisht duhet kodi personal, i cili është unik dhe ju është dhënë në momentin e aplikimit. Më pas, për të verifikuar duhet të shkoni në faqen e internetit “www.dvlottery.state.gov” dhe të plotësoni fushat e treguara në të.