Ja procedurat e kandidatëve për bursat turke 2015

Më poshtë gjenden procedurat e kandidatëve për bursat turke 2015, njoftuar nga Ambasada e Turqisë në vendin tonë
Kontrata e Bursës
– Gjëja e parë që duhet të bëjnë kandidatet qe marrin letren e pranimit, eshte se duhet te nenshkruajne (firmosin) Kontraten e Burses. Kandidatet mund ta lexojne kontraten ne gjuhen angleze, perpara se ta firmosin, ne faqen e internetit qe u eshte dhene atyre më parë. Kontrata gjendet ne gjuhen turke dhe ate angleze. Kandidatet duhet ta firmosin kontraten ne te dyja gjuhet. Kopjen ne gjuhen angleze e mbajne ata vete.
– Kandidatet, duhet te paraqiten ne harkun kohor 3-21 Gusht 2015, prane Zyres Konsullore te Ambasades Turke ne Tirane, per te nenshkruar Kontraten e Burses.
– Me vete duhet te kene keto dokumenta origjinale
• Pasaporten ose Karten e Identitetit,
• Diplomen,
• Transkriptin,
• Raportin Mjeksor (Raporti Mjeksor nuk duhet te jete me i vjeter se 3 muaj, duhet te jete marre nga Institucion Shendetsor zyrtar dhe duhet te shkruhet qe personi nuk vuan nga ndonje semundje ngjitese ose ndonje semundje qe duhet ndjekur ne vazhdimesi.)
Nese kandidati/kandidatja ndodhet ne Turqi, atehere ai/ajo duhet te paraqitet ne Kryesine e “Yurtdışı Türkler ve Akraba Topluluklar Başkanlığı” dhe atje mund te nenshkruaje Kontraten e Burses. Adresa eshte si meposhte:
Yurtdışı Türkler ve Akraba Topluluklar Başkanlığı
Mevlana Bulvarı No: 145 Balgat/ANKARA
Miratimi i Dokumentave
Njoftohen kandidatet se me poshte jane rreshtuar dokumentat qe i duhen gjate procedurave te burses dhe regjistrimit ne universitet ne Turqi, si dhe dokumentat qe duhet te jene perkthyer ne gjuhen Turke dhe me pas duhet te miratohen nga Zyra Konsullore e Ambasades Turke ne Tirane
Keto dokumenta jane;
• Letra e Pranimit (2 kopje ne gjuhen Turke dhe 1 kopje ne gjuhen Angleze)
• Pasaporta (Origjinalja dhe Perkthimi ne gjuhen Turke)
• Diploma e fundit nga eshte diplomuar kandidati (Origjinalja dhe Perkthimi ne gjuhen Turke)
• Lista e Notave e fundit nga eshte diplomuar kandidati (Origjinalja dhe Perkthimi ne gjuhen Turke)
• Raporti Mjeksor (duhet te jete marre nga Institucion Shendetsor zyrtar dhe duhet te shkruhet qe personi nuk vuan nga ndonje semundje ngjitese ose ndonje semundje qe duhet ndjekur ne vazhdimesi) (Origjinalja dhe Perkthimi ne gjuhen Turke)
Kandidatet mund te kene me vete edhe keto dokumenta te tjera, qe mund t’ju duhen gjate procedurave te burses dhe regjistrimit ne universitet ne Turqi:
• [TOEFL, IELTS, DELF etj.], nese programi i universitetit eshte jo ne gjuhen turke
• Provimet Nderkombetare [SAT, GRE, GMAT etj], nese i kerkon programi i universitetit
• Çertifikata e gjuhes Turke ne nivelin C1 ose nivel me te larte,
• Dokumenti i pergjigjeve te provimit ALES, per ata kandidate qe jane lauruar ne nivel universitar ose pasuniversitar ne Turqi,
• Fotografi
Informacionet ne lidhje me konviktin ku do te qendrojne kandidatet, si dhe informacionet e qendres se gjuhes Turke (nese do te jete e nevojshme ta vazhdojne turqishten, ose çertifikatat e gjuhes Turke ne nivel C1 ose me larte) do t’u dergohen kandidateve ne menyre elektronike ne e-mailin e tyre. Bashke me keto informacione, kandidateve do tu dergohen edhe datat e regjistrimeve te universiteteve ose te qendrave te gjuhes Turke, datat alternative te udhetimit me avion, si dhe sherbimin e pritjes.
Bileta e pare e ardhjes se kandidateve, do te paguhet ne kuader te Bursave Turke. Per kete do te kete bashkepunim me kompanine ajrore Turkish Airlines (Türk Hava Yolları). Ka mundesi qe gjate muajit shtator, kandidateve t’u paraqiten datat opsionale te udhetimit me avion. Bileta me datat e zgjedhura nga vete kandidati/kandidatja, mbasi te pritet nga qendra, do ti dergohet kandidatit/kandidates ne menyre elektronike ne e-mailin e tij/saj.
Kandidatet per Bursat Turke per çdo pyetje lidhur me procedurat e burses, mund t’i drejtohen numrit te telefonit (Call Center) +90 850 455 0 982.