Praktikë nga Walt Disney Animation Studios

Walt Disney 2018 Talent Development Artist – Animation Trainee Program
Mundësi e mrekullueshme për të përjetuar artin e animacionit dhe të jeni pjesë e Walt Disney Animation Studios. Programi i Zhvillimit të Talenteve fillon me një trajnim impresiv duke iu ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të kuptuar mirë aftësitë e tyre të reja, për të përsosur dhe për të përforcuar fushat kyçe, për t’i zbatuar ato në botën reale dhe për të punuar nën drejtimin e një mentori Disney. Ky program do të zhvillohet në Burbank të Kalifornisë dhe fillon në gusht të vitit 2018. Tri muajt e parë të këtij programi fillojnë me një trajnim për animacionet Disney.
Animatorët janë përgjegjës për të sjellë karaktere në jetë. Si një aplikues për trajnimin e animacionit, krijimi juaj duhet të demostrojë parimet e animacionit në veprime dhe animacion, si koha, vendosja mirë në skenë, cilësia dhe kohëzgjatja, veprimet e njëpasnjëshme dhe rrjedha logjike, si dhe veprimi sekondar. Trajnimi i parë mbulon anatominë, perspektivën dhe përbërjen, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve në peshë, ekuilibër, lëvizje, hapësirë, ndërtim dhe proporcion.
Kush mund të aplikojë?
Ky program intershipi është i disponueshëm për të sapodiplomuarit në degët e artit dhe animacioneve, arteve të bukura dhe dizajnit, grafika kompjuterike, inxhinieri, prodhim filmash dhe studime të përgjithshme të filmit në studimet universitare ose pasuniversitare (tre vite nga data e diplomimit).
Afati: 1 korrik 2018
Përfitimet:
Programi është i paguar për 3, 6 ose 12 muaj nga Walt Disney Animation Studios.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.