#IntegrimBE/ Aktivitete në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë

Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri, fton të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, studentë dhe gazetarë të interesuar të marrin pjesë në debate për gjetjen e rekomandimeve, lidhur me avancimin e axhendës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Takimet e debatit maratonë ‪#‎IntegrimBE‬ do të organizohen më 21 prill në Shkodër, 22 prill në Vlorë dhe 25 prill në Tiranë. Hackathon #IntegrimBE do të sjellë së bashku, në nivel kombëtar, grupe të përbëra nga 15-20 të rinj, që do të diskutojnë mbi procesin e integrimit, duke ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat përballet Shqipëria, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ata do të punojnë nën drejtimin e një moderatori për hartimin e rekomandimeve për secilën nga fushat kyçe për integrim: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformës së gjyqësorit, reformës administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një përmbledhje e rekomandimeve të propozuara nga të rinjtë gjatë këtyre takimeve është parashikuar t’i dorëzohet Parlamenti të Shqipërisë, në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës.
Për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, ju lutemi dergoni CV-në tuaj në:
info@euin.al për takimin në Tiranë @Hotel Tirana International, datë 25 Prill, ora 10.00
euicvlora@euin.al për takimin në Vlorë @Qendra e Informimit të BE-së, datë 22 Prill, ora 10.00
euicshkodra@euin.al për takimin në Shkodër, @ Qendra e Informimit të BE-së, datë 21 Prill, ora 10.00

Leave a Comment