Instituti i Politikave Mjedisore kërkon vullnetarë ose praktikantë

Thirrje për vullnetar/e ose për praktikë/stazh për ata që kanë pasion mbrojtjen e mjedisit dhe aktivitete në fushën e mjedisit pranë Institutit të Politikave Mjedisore. Të interesuarit/at të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi te adresat e postës elektronike: iep@iep-al.org dhe endri@iep-al.org
Afati i aplikimit: deri me 3 maj, ora 16:00
Instituti i Politikave Mjedisore është një OJF mjedisore e hapur në nëntor të 2008 nga një grup ekspertësh të rinj shqiptarë dhe të huaj të vendosur të sjellin ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Shqipëri pas vitesh degradimi dhe neglizhence nga ana e autoriteteve dhe shoqërisë shqiptare. Anëtarët e IPM-së janë shumë të motivuar dhe kanë përvojën dhe arsimimin e duhur për të ndikuar në shoqërinë shqiptare drejt një mbrojtjeje më të mirë të mjedisit, jetesës së qëndrueshme e në harmoni me natyrën, si dhe drejt luftës ndaj ngrohjes globale që po kanos Shqipërinë dhe globin. Tre anëtare të bordit të IPM janë shqiptarë, ndërsa anëtari i tretë është shtetase estoneze. Në aktivitetet e saj, IPM bashkëpunon ngushtë me ekspertë të tjerë shqiptarë e të huaj, me ekspertë nga bota akademike, si dhe me OJF të tjera mjedisore dhe qeveri vendore . IPM gjithashtu zbaton dhe programin e stazhit dhe vullnetarëve.