ICT Youth Camp

Partnerët Shqipëri fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e moshave 17-30 vjec, nxënës/e të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, studentë/e, dhe të rinj e të reja të tjerë/a të apasionuar/a në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në “ICT Youth Camp”.

 “ICT Youth Camp” është një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe zhvillimin e një plan biznesi mbi një ide biznesi në fushën e TIK. Përtej rritjes së njohurive teknike, programi do të ofrojë mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, këshillim, orientim) nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e TIK dhe zhvillimit e manaxhimit të biznesit, përgjatë zbatimit të idesë. Gjatë një programi intensiv 4 ditor, që do të zhvillohet në muajin janar 2017, të rinjtë dhe të rejat do të punojnë konkretisht me idetë e tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK, për t’i zhvilluar më tej ato si dhe për hartimin e planit dhe strategjisë së biznesit.

Inkurajojmë të aplikojnë të gjithë ata të rinj/reja kanë ide inovatore mbi “SMART CITIES”.

Idetë më të mira të zhvilluara gjatë kampit dhe të përzgjedhura në fund të programit nga një juri ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit, do të mbështeten me asistencë të mëtejshme në vijim të projektit.

Të gjithë të interesuarit/at janë të lutur të dërgojnë elektronikisht Formën e Aplikimit të plotësuar si dhe një letër motivimi për pjesëmarrjen në këtë program, brenda datës 12 janar 2017, në kontaktet e mëposhtme:

– adresën e emailit: partners@partnersalbania.org ose

– dorazi / postë: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tel. 04 2254881

COMMENTS

Leave a Comment