Hapet Thirrja për Bursa në Universitetin e Bolonjës, Itali për studentët dhe stafin akademik në Programin Erasmus + 

*Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentë e staf akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës në Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

Kohëzagjatja e bursave:
– Bachelor (6 muaj)
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (7 – 21 ditë)

Fushat e studimit:
-Arte dhe shkenca humane;
-Shkenca Sociale, Gazetari dhe Komunikim;
-Administrim Biznesi dhe Drejtësi;
-Shkenca Natyrore, Matematikë dhe Statistikë

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Bolonjës, ku është e përcaktuar edhe gjuha e programit përkatës, klikoni në adresat:
http://www.unibo.it/en/teaching/course-unit-catalogue

http://www.unibo.it/en/teaching/degree-programmes…

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët Bachelor:
– CV;
– Foto personale;
– Kopje e Dokumentit të Identifikimit;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash (të përkthyer në anglisht);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;*
– Dokumenti Learning Agreement**

*Universiteti i Bolonjës ofron kurset e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për gjuhën angleze është B1 dhe për gjuhën italiane është A2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.
**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Bolonjës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

VINI RE!
Dokumentat si lista e notave/vërtetimi i studentit/ duhen bërë upload në versionin origjinal të skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport);
– Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
– Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie. Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
-Letër Mbështetëse (Në këtë dokument konfirmohet vullneti i profesori udhëheqës, me të cilin aplikanti kontakton paraprakisht dhe jepet pëlqimi që ai të mbështesë aplikantin gjatë shkëmbimit në Universitetin e Bolonjës)

Për mobilitetin e stafit akademik për mësimdhënie në Universitetin e Bolonjës, niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B2. (Gjuha dhe niveli i saj do të përcaktohet në marrëveshje me mentorin).

Afati për aplikim: 15 Shkurt 2016

Periudha e mobilitetit: Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin në semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017. Stafi akademik i përzgjedhur mund të fillojë mobilitetin në çdo kohë, duke rënë paraprakisht dakord me profesorin udhëheqës dhe në çdo rast mobiliteti duhet të përfundojë brenda datës 30 Maj 2017.

Për të aplikuar klikoni këtu: http://www.jotform.com/form/53563386164360
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

*Njoftimi nga Universiteti i Tiranës

Leave a Comment