Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus +

* A jeni të interesuar të përfitoni nga bursat e Programit Erasmus +? Kjo është mundësia juaj! Sapo është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani.

Programi Erasmus + është programi më i ri i lançuar nga Komisioni Europian i cili u jep mundësinë studentëve për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe rritur perspektivat e tyre të punësimit.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e studentëve për studime

–          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

–          Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

–    Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Tiranës.)

–   Doktoraturë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të doktoraturës në Universitetin e Tiranës.)

Kohëzagjatja e bursave:

–          Bachelor, Master, Doktoraturë (5 muaj)

–          Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë, 5 ditë)

–          Shkëmbimi i stafit administrativ për trajnim (5 ditë pune)

Fushat e studimit:

–          Histori dhe arkeologji

–          Filozofi dhe etikë

–          Edukim

–          Gjuhë të huaja

–          Shkenca sociale dhe të sjelljes (shkenca politike, sociologji, dhe studime kulturore, psikologji)

–          Gazetari dhe raportim

–          Biznes dhe administrim (menaxhim dhe administrim, kontabilitet, financë, ekonomiks, marketing)

–          Drejtësi

–          Shkenca të Biologjisë (biologji, biokimi)

–          Shkenca të fizikës (kimi, fizikë, shkencat e tokës)

–          Matematikë dhe statistikë

–          Teknologji informacioni dhe komunikimi

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët/140 EUR në ditë për stafin )

–          Kostot e udhëtimit

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Për më shumë informacion vizitoni https://erasmusplus.uaic.ro/funding

Dokumuentat e nevojshme për aplikim:

Ju lutem vizitoni linkun https://erasmusplus.uaic.ro/application-form për t’u informuar rreth dokumentave që ju duhen për aplikim.

Vini re se për të gjitha certifikatat/diplomat/listat e notave duhet bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi i autorizuar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Afati për aplikim: 22 Shtator – 20 Tetor 2015

Per te aplikuar ju lutemi vizitoni https://erasmusplus.uaic.ro/application-form

Gjithë aplikimi është online.

Për më shumë informacion mbi bursat vizitoni https://erasmusplus.uaic.ro/ ose mund të na kontaktoni në adresën iro@unitir.edu.al

*Njoftim i publikuar nga Universiteti i Tiranës

 

Leave a Comment