Hapet thirrja për aplikime për studentë në Universitetin La Sapienza, Itali

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016-2017.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)
Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor (1 semester);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- *Certifikata e gjuhës së huaj;
- **Dokumenti Learning Agreement;
(Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës italiane është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze niveli minimal i kërkuar i gjuhës angleze është B1.)
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e La Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga lëndët që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Për programet e studimit të ofruara në Universitetin e La Sapienza ju lutem vizitoni adresat e mëposhtme:
Për programet në gjuhën angleze: www.unitir.edu.al/images/Bursat/OffertaFormativa_EN_2015-16.pdf
Për programet në gjuhën italiane:
www.unitir.edu.al/images/Bursat/OffertaFormativa_ITA_2015-16.pdf
VINI RE!
Dokumentat si lista e notave/vërtetimi i studentit/ duhen bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).
Afati për aplikim: 10 Prill 2016
Për të aplikuar ju lutemi vizitoni: https://form.jotformeu.com/60744183911354
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Periudha e mobilitetit: Shtator 2016 – Shkurt 2017.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:iro@unitir.edu.al.
Ju urojmë shumë suksese në aplikimin tuaj!