Hapet thirrja për aplikime për kërkuesit e rinj akademikë

PERFORM në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) shpall thirrjen për aplikime në programin “Mbështetje për kërkimin mbi politikat për akademikët e rinj”, dedikuar për hulumtuesit e rinj nga bota akademike.  Deri në 10 kërkues do të trajnohen dhe mbështeten financiarisht për të hulumtuar mbi politika të përcaktuara, të cilat janë me interes për t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranës. Aplikantët e përzgjedhur do të mentorohen në punimet e tyre nga Qendra Ndërkombëtare për Advokim të Politikave (ICPA), me seli në Berlin, Gjermani.

Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në partneritet me Universitetin e Friburgut.

 këtë link mund të shkarkoni detajet e plota të thirrjes.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të kryhet në adresën e emailit info@asp.al brenda datës 30 mars 2018, ora 16.00.

Leave a Comment