Hapen aplikimet për Forumin Botëror të Demokracisë

Afati i aplikimit: 30 Gusht 2015
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë e moshës 16-30 vjeç
Eventi: 18-20 Nëntor 2015, Strazburg, Francë
Përshkrimi
Këshilli i Përbashkët për Rininë, strukturë vendimmarrëse e bashkë-menaxhuar nga përfaqësues të qeverive dhe OJQ-të rinore, ka rënë dakord për përfshirjen e sektorit rinor të Këshillit të Evropës në edicionin e vitit 2015 të Forumit Botëror për Demokraci.
Edicioni i Katërt i Forumit Botëror për Demokracinë do të angazhohet me vendimmarrësit dhe analistët në një reflektim për të ruajtur një ekuilibër mes lirisë dhe kontrollit për sigurinë në shoqëritë evropiane dhe do të eksplorojnë mënyra të reja të angazhuar të rinjtë në ri-vizionimin e arenave demokratike të ditëve të sotme. Nismat dhe idetë për t’u paraqitur në forum do të diskutohen në laboratorë dhe afërsisht mbulojnë katër kategori kryesore:
- Sa shumë kontrolli e vret demokracinë?
- Liria nga frika në një shoqëri diverse?
- A është mësimi i kulturës demokratike e mjaftueshme sot?
- A është liria e shprehjes dhe informacionit një realitet?
Kriteret
Për t’u zgjedhur dhe marrë pjesë në Forumin Botëror 2015, aplikantët duhet:
- Të jenë të moshës 16-30 vjeç (përjashtime mund të bëhen në raste të veçanta)
- Të jenë rezidentë në një nga 50 vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës të Këshillit Evropian, 30 vende do të jenë të vlefshme për pjesmarrës nga rajone të tjera jashtë kontinentit Evropian
- Të jenë të aftë për të komunikuar dhe punuar në Anglisht;
- Të jenë të përfshirë aktivisht në iniciativa të shoqërisë civile për Demokracinë
- Të jenë të motivuar për të kontribuar për të zhvilluar ide të reja për të rinjtë dhe demokracinë;
- Të mbështeten nga një organizatë rinore ose rrjet ose grup informal që punon për demokracinë; disa individë që nuk janë të anëtarësuara në organizata gjithashtu mund të pranohen;
- Të jenë të gatshëm për të ndarë sfida që përballen me aksesi në lirinë e shprehjes dhe “marrëveshjen2 me kontrollin dhe dhunën;
- Të jenë të gatshëm për të miratuar një zgjidhje të orientuar duke sjellë në ide të reja dhe vizione të demokracisë;
- Të aftë për të marrë pjesë plotësisht në Forumin Botëror për Demokracinë dhe në procesin përgatitor paraprak;
- Eksperienca dhe përfshirja në lëvizjen “No Hate speech” lokalisht, kombëtarisht ose ndërkombëtarisht do të jetë një avantazh;
Sa më shumë të jetë e mundur, pjesëmarrësit duhet të jenë përfaqësues të ndryshëm të të rinjve në Evropë. Prandaj, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet të rinjve me prejardhje të margjinalizuara, përfaqësues të organizatave të pakicave apo lëvizjet rinore.
Kostot
Shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e vizave do të rimbursohen me paraqitjen e faturave përkatëse, sipas rregullave të Këshillit të Evropës. Vetëm pjesëmarrësit që ndjekin të gjithë eventin (takimin para-forumit dhe Forumin Botëror) mund të rimbursohen.
Akomodimi në banesë është i paguar nga Këshilli i Evropës (mbërritja të hënën 16 nëntor dhe largimin të shtunën 21 nëntor). Pjesëmarrësit do të dërgohen në Qendrën Rinore Evropiane në Strasburg (EYCS). EYCS është plotësisht e arritshme për të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe të gatshëm për t’u përshtatur me nevojat e veçanta të të rinjve.
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët duhet të aplikojnë në 2 pjesë:
- Duhet plotësuar një formular aplikimi online;
- Një video e shkurtër prej 1 minuti duhet të postohet në YouTube, me një link të bashkëngjitur me formularin e aplikimit online (shikoni instruksionet në këtë LINK)
Kandidatët duhet të informohen nëse aplikimet e tyre janë pranuar ose refuzuar, dhe nëse janë vënë në listën e pritjes, deri në 16 Shtator 2015.
Në raste të problemeve teknike me përdorimin e platformës, ju lutemi dërgoni një e-mail në WFD2015Youth@coe.int.
Për të tjera informacione, klikoni në thirrjen zyrtare.