Hapen aplikimet për bursa në të gjitha nivelet në Turqi

Përshkrimi i bursave

Bursat Turke kanë synim mbështetjen e kandidatëve që duan të ndjekin studimet në nivelin Bachelor, Master ose Doktoraturë në Universitetet në Turqi.  

Periudha e aplikimeve: 5 Shkurt-5 Mars 2018

Vlera e bursës:

Bursa përfshin një pagesë mujore, akomodim, tarifën e shkollës, kurs 1-vjeçar të gjuhës turke, kostot e udhëtimit dhe sigurimin shëndetësor.

Kriteret:

  • Kandidatët që janë diplomuar ose duan të diplomohen nga një institucion arsimor ekuivalent me atë të Turqisë (dmth. niveli bachelor për nivelin master) mund të aplikojnë për bursat Turke.
  • Ka kritere kufizuese sa i takon moshës së aplikantëve.
  • Për aplikantët në nivelin Bachelor: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1997
    • Për aplikantët në nivelin Master: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1988,
    • Për aplikantët në nivelin Ph.D: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1983,
    • Për aplikantët në programe kërkimi: personat që kanë lindur jo më parë 01.01.1973,

Procesi i aplikimit

Aplikimet duhet të bëhen vetëm përmes faqes zyrtare. Aplikantët duhet të ngarkojnë të gjithë informacionin dhe dokumentat e nevojshme në sistemin e aplikimit. Aplikimet e kryera me postë  ose dorazi nuk do të pranohen.

Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare www.turkiyeburslari.gov.tr, në Call Center 0850 455 0982 ose dërgoni një  e-mail në adresën info@turkiyeburslari.org.

Leave a Comment