Grantet “ACHIEVE”/ Hapet thirrja e tretë për projekt propozime

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)” hap raundin e tretë të thirrjeve për aplikim për grante për Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore në Shqipëri.
Qëllimi i këtyre granteve është që OJF të ndryshme në nivel vendor, përmes kësaj mbështetje financiare në nivel lokal, të monitorojnë politikat dhe çështjeve të zbatimit dhe forcimit të tyre për këto tematika (cilësia e ajrit, mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve dhe legjislacioni horizontal). Këto grante janë të drejtuara drejt Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (të vetme ose në bashkëpunim me njëra-tjetrën).
Në këtë thirrje aplikimet do të jenë në gjuhën shqipe (përveç pjesës së përshkrimit të projektit në Shtojcën A, që do të jetë në shqip dhe anglisht).
Afati i dorëzimit të projekt-propozimeve është: 01 korrik 2016, ora 17.00.
Projekt propozimet duhet të paraqiten, në origjinal, në zyrën e REC Shqipëri brenda datës së caktuar.
Projekti ACHIEVE “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian” mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Dokumentat e thirrjes mund t’i shkarkoni në këtë LINK