Grante/ Thirrje e re për propozime në kuadër të INTERREG Adriatiko – Jonian 2014-2020

Programi i Bashkëpunimit Territorial INTERREG Adriatiko – Jonian 2014-2020 (ADRION) ka shpallur thirrjen e dytë për projekt-propozime në kuadër të Aksit Prioritar nr. 2 të Programit: Rajon i Qëndrueshëm.

Objektivat specifike të këtij aksi prioritar konsistojnë në:

  • O.S 2.1 – Promovimi i qëndrueshmërisë dhe mbrojtja e pasurive natyrore dhe kulturore, si asete zhvillimi në zonën Adriatiko-Joniane
  • O.S 2.2 – Fuqizimi i kapaciteteve lidhur me trajtimin transnacional (të përbashkët) të problemeve mjedisore, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në zonën Adriatiko-Joniane.

Buxheti në total i thirrjes është 34.3 Mln Euro

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve: 26 Qershor 2018 ora 15:00 (CET)

Për më shumë informacion rreth thirrjes, rregullave të aplikimit, projekt ideve apo projekteve të financuara në kuadër të këtij programi mund ti referoheni linkut në vijim: http://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/second-call-for-proposals-priority-axis-2/ 

 

Leave a Comment