Grante studimi nga Universiteti i Hamburgut

Përshkrimi:

Universiteti i Hamburgut ofron grante për të studiuar në Gjermani.

Kjo bursë ka për qëllim të ndihmojë studentët e motivuar dhe me arritje të larta nga e gjithë bota, në Universitetin e Hamburgut.

Kritere:

Personat që kanë të drejtën e financimit janë studentët të cilët:

  • nuk janë shtetas gjermanë;
  • nuk kanë të drejtë për BAföG (skema e kredive federale të studentëve);
  • po përgatiten të jenë ose janë në fazën e provimeve përfundimtare të studimeve të tyre;
  • nuk kanë mbështetje financiare gjatë kësaj faze (kërkohet vërtetim).

Studentët nga e gjithë bota që studiojnë programet e diplomave me tarifë  kanë të drejtën e këtij për të aplikuar për këtë grant, por nuk do të kenë prioritet në procedurën e përzgjedhjes.

Bursa:

  • Si rregull, periudha e financimit është 6 muaj. Shuma maksimale e financimit është 720 euro në muaj;
  • Shuma e secilit grant llogaritet në bazë të kritereve të përcaktuara në aktin federal gjerman të ndihmës për trajnim;
  • Nëse provimi përfundimtar nuk plotësohet brenda periudhës 6-mujore, mund të kërkohet një zgjatje. Periudha maksimale e financimit është 12 muaj.

Si të aplikoni?

Për periudhat përkatëse të aplikimit, ju lutemi përdorni linkun korrespondues të aplikimit dhe regjistrohuni duke përdorur kartën tuaj të identitetit (udhëzime më të hollësishme mbi aplikimin online gjenden këtu):

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Aplikimet online kërkojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV (e organizuar në një tabelë);
  • arseyja e aplikimit tuaj;
  • lista (në formën e një table) ku jepen të gjitha detajet e hapave tuaja deri në provimin përfundimtar;
  • një vlerësim nga mbikëqyrësi i tezës suaj përfundimtare.

Formularët: Evaluation for a Universität Hamburg Degree Completion Grant (PDF)

Ju duhet bashkangjisni këto dokumente në portalin e aplikimit online.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni faqen zyrtare .

Afati: 1 Qershor 2018 (për periudhën e financimit nga 1 Korrik–31 Dhjetor); 1 Dhjetor 2018 (për periudhën e financimit nga 1 Janar -30 Qershor)

Leave a Comment