Grante për studentët dhe fotografët profesionistë

Afati i fundit i aplikimit: 31 janar (Grant për profesionistë); 14 shkurt (Grant për Studentë)
Kush mund të aplikojë: studentët dhe fotografët profesionistë
Grant: 20 000 USD (Grant për profesionistë); 1000 USD (Grant për Studentë) + grante të tjera

 

Që sot, Fondacioni Alexia po pranon aplikime për të dy Grantet e ofruara prej tij.  Fondacioni Alexia ofron grante të prodhimit të studentëve dhe fotografë profesionistë për t’i dhënë atyre mundësinë financiare për të prodhuar histori të konsiderueshme që sjellin ndryshim në përpjekje për ta bërë botën një vend më të mirë.

Kriteret e aplikimit:

Mund të aplikojnë studentët dhe fotografët profesionistë.

Grantet që ofrohen:

Grant profesional:

Fituesi i Grantit profesional do të marrë 20 000 dollarë për të ndihmuar në prodhimin e projektit të propozuar.

Granti i  Studentëve:

Fituesi i vendit të parë do të marë një grant në të holla 1000 USD për të ndihmuar në prodhimin e projektit të tij ose të saj të propozuar;
Individi do të marrë shkollim për një semestër në ” Shkollën për Komunikim Publik”  Universiti Syracuse.

Do të jepen deri në katër (4) fitues ekselence , sipas gjykimit të gjyqtarëve. Secili do të marrë një grant të holla 500 USD për të ndihmuar të prodhojë projektin e propozuar. Do të ketë edhe përfitime të tjera.

Shpenzimet  e aplikimit:

Aplikimi për grantin e Studentëve është i lirë;
Ka një tarifë hyrje 50 USD për Grantet e profesionistëve.

Si të aplikoni?

Ju lutem shikoni Dokumentarin e Mike Davis-së nga University Syracuse   “Si mund të krijoni një aplikim të suksesshëm për Grant?” për të parë se çfarë është e kërkuar në aplikimet. Për ta parë klikoni këtu

Gjykimi për Grantet Alexia 2017  do të mbahet në Mars 24/25 Në Shkollën Newhouse Syracuse.  Fituesit do të shpallen në ose rreth 8 prillit.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Share This:

Leave a Comment