Grante për projekte nga BE

Afati i aplikimit: 14 Mars 2017
Kush mund të aplikojë: organizata nga BE-ja, EFTA / EEA dhe vendet kandidate të BE-së
Granti që ofrohet: granti maksimal për projekte është 500 000 EUR

Projektet e bashkëpunimit largpamës (FLCPs) janë projekte transnacionale të bashkëpunimit me qëllim për të identifikuar, testuar, zhvilluar apo për të vlerësuar qasje inovative të politikave që kanë potencial për t’u  integruar dhe duke dhënë kontribut për përmirësimin e sistemeve të arsimit dhe trajnimit. A

Objektivat specifike të kësaj thirrjeje janë:

Për të filluar ndryshimet afatgjata dhe zgjidhje të reja për sfidat e edukimit dhe trajnimit në fushat të cilat kanë potencial për t’u integruar dhe për të krijuar një ndikim të qëndrueshme dhe sistematik mbi sistemet e arsimit dhe trajnimit;
Për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mësuarit reciprok për çështje largpamëse mes aktorëve kyç;
Për të lehtësuar mbledhjen dhe analizën e provave për të mbështetur politikat dhe praktikat e reja.

Propozimet e paraqitura në bazë të thirrjes së tanishme duhet të merren me një nga pesë prioritetet e renditura më poshtë:

Përvetësimi i aftësive bazë nga të rriturit e kualifikuar;
Promovimi i qasjeve në bazë të performancës në AFP;
Promovimi i teknologjisë inovative në fushën e sigurimit të udhëzimeve për karrierë;
Profesionalizimi i stafit (shkollim, duke përfshirë edukimin në fëmijërinë e hershme dhe kujdesin);
Arritjen e qëllimeve të strategjisë së përtërirë të BE-së për arsimin e lartë.

Kriteret e aplikimit:

Mund të aplikojnë 28 Shtetet  anëtare të Bashkimit Evropian;
Vendet e EFTA / EEA: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia;
Vendet kandidate të BE: ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia;
Organizatat publike dhe private aktive në fushën e arsimit dhe trajnimit apo sektorë të tjerë, si mësimin jo formal, duke përfshirë a.o. rinore, sektorët e tjerë socialoo-ekonomik dhe / ose organizatat që kryejnë aktivitete ndër-sektoriale.

Granti që ofrohet:
Granti maksimal për një projekt është 500 000 euro.

Si të aplikoni?

Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 14 Mars 2017 – ora 12.00 mesditë . Aplikantët duhet që të lexojnë me kujdes të gjitha informacionet në lidhje me thirrjen për propozime, procedurën e paraqitjes dhe për të përdorur dokumentet e formularit pjesë të aplikimit.

Për të marë formularin e aplikimit klikoni këtu.

Pakoja e plotë e aplikimit duhet të dorëzohet në internet nga paraqitja në formë korrekte , e plotësuar si dhe të përmbjë të gjitha anekset përkatëse dhe të zbatueshme dhe dokumentet mbështetëse.

Paketën e aplikimit e gjeni këtu

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment