Grante për Master në Universitetin e Luzanës, Zvicër

Afati i aplikimit: 15 dhjetor, 2015
E vlefshme për: të diplomuarit e një universiteti të huaj me një diplomë Bachelor
Bursa: Granti prej 1,600 CHF (Franga Zviceriane) në muaj
Përshkrimi
Për të lehtësuar qasjen në vitet e masterit nga studentët me kualifikime nga universitete të huaja, Universiteti i Lozanës vë në dispozicion rreth dhjetë grante Masteri të cilat jepen në bazë të konkursit. Kandidatët duhet të zgjedhin programin e Masterit nga kjo listë (kliko në fjalën listë), të ofruara nga UNIL, me përjashtim të:
• Masterit të Mjekësisë;
• Masterit të Arteve në Shkenca dhe Praktikat e arsimit;
• Masterit të Ligjit nga Universitetet e Zurihut dhe Lozanës;
• Masterit të së Drejtës në Shkencat Penale;
• Të gjitha MAS-et (programet e ciklit të tretë).
Granti nuk mund të përdoret për çdo studim plotësues që kërkohet të regjistrohet në shkallën Masterit (viti përditësues) dhe nuk mund të përdoret për Executive Master në Administrim Biznesi (EMBA) ose për Masterin e Studime të Avancuara (MAS).
Kriteret
Kandidatët duhet të jenë diplomuar vetëm në një universitet të huaj; diploma e tyre do krahasohet me një diplomë ekuivalente Bachelor që merret në Zvicër. Pranohen aplikime nga të gjitha vendet e huaja. Studentët me diplomë të huaj të cilët kanë filluar tashmë një diplomë masteri në UNIL ose që janë duke përfunduar një vit përgatitor gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë.
Bursa
Shuma e grantit është 1,600 CHF në muaj nga 15 shtatori deri më 15 korrik, për një kohëzgjatje që nuk e kalon periudhën minimale të programit. Braktisja e programit rezulton në pezullim të grantit.
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 15 dhjetori 2015. Kandidatët duhet të plotësojnë formularin “Grant UNIL Master” dhe të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit tek:
Office for socio-cultural affairs (SASC)
University of Lausanne
Unicentre
CH-1015 Lausanne
Zyra për Çështje sociale-kulturore (SASC)
Universiteti i Lozanës
Unicentre
CH-1015 Luzanë
Kandidatët do të informohen me shkrim për vendimin e UNIL-it deri në fund të muajit mars.
Për më shumë informacione ju lutem vizitoni faqen zyrtare dhe lexoni seksionin FAQ.

Leave a Comment