Grante nga Ambasada e Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kënaqësinë të shpallë konkurimin e hapur për grante me anë të këtij njoftimi për mundësi financimi (NOFO) për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci.
Qëllimi i Programit
AFATI I APLIKIMIT: Programi pranon projekt-propozime deri më 2 prill 2018
Programi i Komisionit për Demokraci, i administruar nga Zyra e Marrdhënieve me Publikun, mbështet nisma të organizatave jo-qeveritare (OJQ) vëndase të angazhuara në të gjithë Shqipërinë në fusha të ndryshme, përfshirë këtu:
- Anti-korrupsionin
- Qeverisjen e mirë
- Gazetarinë investigative
- Të drejtat të njeriut / të drejtat e minoriteteve
- Fuqizimin e grave dhe të rinjve
- Ndërgjegjësimin mjedisor
- Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:
- Fushata për ngritje fondesh
- Projekte të ndihmës humanitare
- Projekte kërkimore shkencore
- Projekte me buxhete që tejkalojnë $ 24,000 dhe që kërkojnë më shumë se një vit për t’u zbatuar
- Projekte që dublikojnë projekte ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë
- Projektet e paraqitura nga organizatat tregtare dhe fitimprurëse
- Projekte që kanë për qëllim të mbështesin veprimtarinë partiake politike dhe / ose fetare
- Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë vendit
- Aktivitetet tregtare
Procesi i vlerësimit:
Ambasada SH.B.A. ka ngritur Komisionin për Demokracinë, i cili shqyrton dhe vlerëson propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në dy muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit. Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo.
Kriteret e vlerësimit:
Komisioni për Demokraci gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse:
- Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.
- Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë.
- Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit.
- Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm.
- Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm.
- Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta.
- Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit.
- Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.
- Performancat e kaluara (duke përfshirë grantet e financuara nga qeveria e SHBA-ve) tregojnë seriozitet, përdorimin e përgjegjshëm të burimeve, si dhe aftësi për t’i qendruar deri në fund qëllimit të projektit.
Udhëzime specifike:
KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin
- Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD.
- Një projekt mund të mbështet vetëm një herë. Një aplikant i suksesshëm mund të ri-aplikojë për një grant të dytë, por propozimi i dytë duhet të jetë për një projekt dukshëm të ndryshëm nga projekti i parë i financuar nga Komisioni për Demokraci.
- Organizatat kanë të drejtë për të marrë fonde nga ky program jo më shpesh se një herë në dy vjet. Ky rregull nuk zbatohet për raundet e veçanta të financimit të 2015 për zgjedhjet dhe anti-korrupsionin.
- Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program.
- Aplikimi kërkon një përshkrim të qartë të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve; përndryshe ai nuk do të konsiderohet.
Si të aplikoni?
Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze. Ju duhet të përdorni një formular zyrtar për aplikim, i cili së bashku me paketën udhëzuese të aplikimit mund të merren me e-mail: PDGrantsTirana@state.gov
Kërkesa juaj duhet të përfshijë:
- Titullin e projektit
- Qëllimin e projektit
- Temën e projektit
- Emrin, adresën, telefonin, e-mail, adresën e organizatës, dhe emrin e personit të kontaktit
- Një përshkrim i projektit dhe kush është audienca e synuar
- Aktivitetet kryesore
- Datën e projektit (koha e përafërt nga fillimi deri në përfundim të projektit)
- Një përshkrim të rezultateve të pritshme
- Një përshkrim se si suksesi i projektit do të matet dhe vlerësohet
- Një listë të emrave dhe pozicioneve të stafit të projektit
- Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata
- Një përmbledhje të buxhetit (përfshi bashkëngjitur buxhetin e detajuar në format Exel)
Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh.
Ju lutemi dërgoni paketën e aplikimit në adresën e mëposhtme:
Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rr. Elbasanit, Nr. 103 Tirana, Albania
Dergimi i versionit elektronik (vetëm format PDF dhe Excel) i formularit të aplikimit për PDGrantsTirana@state.gov është gjithashtu i detyrueshëm.
Njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri në këtë LINK