Grante/ INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi

Programi i Bashkëpunimit Territorial INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi2014-2020, ka shpallur thirrjen e 2të të targetuar.
Thirrja do të jetë e hapur për 60 ditë duke filluar nga data 4 Prill 2019 dhe aplikimi do të bëhet nëpërmjet sistemit eMS.
Totali i buxhetit për thirrjen është 13.582.080,19 Euro (përfshirë 15% kontributin kombëtar). Maksimumi i buxhetit për projekte standarte është 850.000 Euro, me përjashtim të projekteve nën Aksin Prioritar 4 – Përmirësimi i aksesit në zonat ndërkufitare, duke promovuar shërbimet dhe instrumentet e qëndrueshme dhe duke përmirësuar infrastrukturën publike, ku mund të propozohen projekt propozime në vlerën deri në 1,200,000 Euro. Një risi e kësaj thirrje është mundësia e financimit të projekteve nën 100.000 euro, të rimbursuara si lump sum (Projekte të shkallës së vogël), si dhe përfshirja e aktiviteteve pilot.
Totali i partnerëve në një projekt nuk duhet të jetë më shumë se 5 dhe duhet të përfshijë të paktën një partner nga Puglia, Molise, Shqipëria dhe Mali i Zi. Zbatimi projekteve nuk mund të jetë më shumë se 18 muaj për projektet normale dhe 12 muaj për projektet e shkalles së vogël, duke filluar nga data e nisjes së projektit.
Paketa e aplikimit dhe informacione të tjera lidhur me programin dhe thirrjen janë të disponueshme në linket e mëposhtme:
§ https://www.italy-albania-montenegro.eu/programme/open-calls-%26-notices