Grante dhe hua nga projekti SmartCapital i USAID

A e dini se projekti SmartCapital i USAID-it do të ndihmojë më shumë se 100 agrobiznese dhe ndërmarrje të vogla e të mesme në Shqipëri të marrin financim në formën e granteve dhe huave për investime në vitin 2018? Dëshironi të bëheni përfitues i nismës SmartCapital?

SmartCapital është një Program për Rritjen Ekonomike që lehtëson Financimin e Sipërmarrësve si dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë motorri i ekonomisë shqiptare. Ato përfaqësojnë 95% të bizneseve në vend dhe 75% të PBB-së. Megjithatë, NVM-të përfitojnë vetëm 28% të financimeve.

SmartCapital shpërbën disa prej pengesave tradicionale që hasin sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha duke u dhënë sipërmarrësve mundësi në financime dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit. Ky program 3 vjeçar nisi në Shtator të vitit 2016 dhe ka gjeneruar 21 milionë dollarë investime të reja në ekonominë shqiptare. SmartCapital pritet të lehtësojë financimin e 15 milionë dollarëve dhe në krijimin e 1100 vendeve të reja të punës

SmartCapital zbatohet nga CBS nëpërmjet 5 shërbimeve të veçanta:

  • Financim për Agrobizneset

Shërbimet për agrobizneset do të ofrohen nga një ekip profesionistësh dhe këshilltarësh biznesi në 5 zona të ndryshme në Tiranë, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Peshkopi.

  • Platformat Inovative të Teknologjisë për Përshpejtimin e Financimit dhe Tregtisë

CBS beson fort se përdorimi i teknologjisë innovative do të përshpejtojë tregtinë dhe financimet për sipërmarrësit.

  • Përfitime Ekonomike nga Iniciativat për Mjedisin dhe për Energjinë e Rinovueshme

Elementi për Mjedisin i SmartCapital synon të zhvillojë zgjidhje miqësore për Mjedisin dhe për Energjinë e Pastër, të cilat ofrojnë përfitime për konsumatorët urbanë dhe ruralë.

  • Shërbime 360 gradë për NVM-të përfshirë Kontabilitetin, Marketingun dhe Çertifikimin

NVM-të janë shpesh në kërkim të shërbimeve thelbësore për të mbështetur rritjen e tyre, por ndihma që ofrohet në treg është e kufizuar.

  • Zhvillimi Ekonomik dhe Rural për Bashkitë dhe Komunitetet Lokale

SmartCapital mbështet bashkitë me projektimin dhe zbatimin e programeve që gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik në komunitetet lokale.

Vizitoni faqen e internetit të projektit SmartCapital të USAID-it për të mësuar më shumë rreth aktivitetit. Klikoni http://cbs.al/smartcapital/index.php.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Leave a Comment