Grante/ 4 Thirrje për propozime në kuadër të Programit të Punës dhe Inovacionit Social – EaSI

Programi për ‘Punësim dhe Inovacion Social’ në përputhje me strategjinë ‘Evropa 2020’ dhe me ‘Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020’ synon trajtimin e problemit të papunësisë së të rinjve, sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e inovacionit social dhe ekonomik nëpërmjet mbështetjes së reformave.

Në kuadër të objektivave të mësipërme, EaSi vijon të publikojë thirrje të reja për propozime në portalin e tij ku aktualisht janë hapur 4 thirrje të reja për propozime në fushat e mëposhtme:

1. “Puna e pa-deklaruar“ – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 3/06/2018 

Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/012 

 

2. “Inovacioni Social dhe Reformat Kombëtare: Strategjitë inovatore mbi arritjen e balancës mes punës dhe kohës së lirë për të lehtësuar bashkërendimin e përgjegjësive profesionale dhe atyre personale”  –  Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/04/2018 

Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/005

 

3. “Inovacioni social dhe Reformat Kombëtare – Aksesi në Mbrojtjen Sociale dhe Mbështetja ndaj Reformave Kombëtare” – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/05/2018

Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/003

 

4. “Masat e Informimit dhe Trajnimit për Organizatat e Punëtorëve”  – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/05/2018 

Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/002

Leave a Comment