Grant për organizatat e shoqërisë civile

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike ANTTARC në partneritet me Amaro-Drom dhe AFCR në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” financuar nga Bashkimi Evropian shpallin Thirrjen për Aplikime e cila do të qendrojë e hapur nga data 12 Shtator 2018 deri më 26 Tetor 2018.

Qëllimi i mbështetjes financiare është që OSHC-të që ofrojnë shërbime për komunitetin Rom dhe Egjiptian, të jenë të afta të zbatojnë projekte e iniciativa që promovojnë të drejtat dhe integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Ju lutem gjeni dokumentat e paketës së aplikimit në: 
Paketa shqip: http://anttarc.org/…/open-call-for-proposals-announcement_…/
Paketa anglisht: http://anttarc.org/…/open-call-for-proposals-announcement_…/

Për më shumë informacione mbi Thirrjen e hapur për propozime mund të merrni pjesë në Sesionin e informimit që do të organizohet në ambjentet e Europe House, më datë 17 Shtator 2018, ora 10:30.

Aplikimet duhet të futen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen dorazi ose me postë në adresën e mëposhtme:
Adresa postare:
Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike 
Rr. Reshit Collaku, Pallati Bores Sh.1, Apt. 20
Tirana, Albania

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment