Forumi Për të Rinjtë Kreativë në Francë

Afati i aplikimit: 1 qershor 2017
Kush mund të aplikojë: pjesëmarrës të moshës 18 dhe 30 vjeç, nga një shtet anëtar i Këshillit të Evropës (+ Bjellorusi)
Vendi: 25-28 tetor 2017 në Nantes, Francë

Së bashku me shoqatat lokale, Nantes Metropole dhe Qyteti i Nantes po organizojnë edicionin e 9-të të Nantes Creative Generations Forum më 25-28 tetor 2017. Kudo në Evropë, nga Amsterdami në Séville, nga Varshava në Nantes, qytetarët e rinj krijojnë, angazhohen dhe inovojnë në mënyrë që të forcojnë cilësinë e jetës në komunitetin e tyre. Lufta kundër diskriminimit, përforcimi i marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve, solidaritetit, mbrojtja e mjedisit, bashkëpunimi artistik – çdo iniciativë është unike por të gjithë ndjekin një objektiv të përbashkët: të forcojë nocionin e “bashkëjetesës”.

Kriteret e aplikimit:
Kandidati ideal duhet:

Të jetë mes moshës 18 dhe 30 vjeç;
Jeton dhe / ose zhvillon një projekt në Nantes Métropole ose një Shtet Anëtar të Këshillit të Evropës (+ Bjellorusi);
Paraqet një nismë konkrete;
Plotëson formularin e aplikimit që do të fillojë çdo vit në pranverë.

Përfitimet dhe kostot:

Shpenzimet e transportit, ushqimit dhe akomodimit të pjesëmarrësve mbulohen nga organizatorët.

Si të aplikoni?

Thirrja për aplikime fillon çdo vit nga marsi deri në qershor. Projektet për të marrë pjesë në Forum zgjidhen nga një juri në qershor dhe njoftohen në korrik.

Për të aplikuar, regjistrohuni këtu dhe plotësoni aplikacionin.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit këtu ose kontaktoni ncg@nantesmetropole.fr.

Leave a Comment