Merrni pjesë në Forumin Ekonomik Frankofon në Shqipëri

Në kuadrin e Pranverës së Frankofonisë 2016, Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ambasadën e Kanadasë në Romë, Universitetin e Tiranës, Agjencinë Universitare të Frankofonisë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqiperi, do të organizojë ditën e hënë, datë 21 mars 2016, në hotel Rogner, edicionin e dytë të Forumit Ekonomik Frankofon në Shqipëri.

« Strategjia ekonomike për Frankofoninë dëshiron të bëjë bashkë rritjen ekonomike, luftën kundër varfërisë dhe pabarazisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajten e trashëgimisë kulturore. Për këtë, ajo bën thirrje për thellimin e proceseve demokratike, forcimin e Shtetit të së drejtës, qeverisjes, të drejtat e njeriut dhe barazinë midis grave dhe burrave. Ajo synon gjithashtu të rrisë përfshirjen e aktorëve vendas të zhvillimit, të shoqërisë civile, sekorit privat dhe diasporës. Komuniteti ndërkombëtar është i ftuar të përcaktojë format e reja për progresin ekonomik . Frankofonia disponon mënyra specifike, të cilat i lejojnë të japë kontributin e saj aktiv : një gjuhë të përbashkët, një demografi dinamike, pasuri të konsiderueshme natyrore, veçanërisht në Afrikë, aftësi mobilizuese, aftësi kërkimore dhe studimore, ndërmarrje globale, rrjete pune dhe solidariteti, modalitete novatore partneriteti dhe elementin thelbësor, vullnet politik për t’ia dalë mbanë »¹

Kjo strategji e përgjithshme ka për qëllim të zhvillojë një model ekonomik të përgjegjshëm në nivel social dhe mjedisor. Por gjithashtu ajo inkurajon përforcimin e rrjeteve frankofone në fushën e ekonomisë.

1.Konferenca e XV-të e krerëve të Shteteve dhe qeverisjeve të vendeve që kanë si gjuhë të përbashkët frëngjishten, Dakar (Senegal) më 29 dhe 30 nëntor 2014. « Strategjia ekonomike për Frankofoninë »

Te gjithe te interesuarit per te marre takim me kompanite, duhet te kontaktojne Znj Blerina Kazhani (adresa : blerina.kazhani@ccifa.al; tel : 0688087168).

 Për t’u njohur me Programin e Forumit, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Për t’u njohur me Listën e Pjesmarrësve në Forum, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

 

 

Leave a Comment