Forum për të rinj në Trieste, Itali

Kjo skemë klasike, që i takon Etikës dhe Filozofisë Praktike ose Filozofisë së Veprimit, përdoret ende për të nxitur diskutim të hapur mbi etikën dhe kompleksitetin në ditët e sotme.
Cila është marrëdhënia ndërmjet mallit / mallrave, përfundimeve / vlerave dhe lumturisë në një botë komplekse në të cilën sistemi i marrëdhënieve është vazhdimisht duke u zgjeruar dhe duke hapur rrjete të reja ndërveprimi?
Gjatë Forumit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të diskutuar dhe krahasuar:
- themelet e doktrinës së etikës, mjediset e vendosura në filozofinë perëndimore dhe në sisteme të tjera të menduarit rreth “virtytit”, “vlerave”, “detyrimeve” (dhe të drejtave);
- çështjet që në çdo fushë të veprimit paraqesin ose mund të konsiderohen si qasje dhe sisteme “etike” përderisa ato kanë deklacione të sakta të së “Mirës”
Prandaj, rrjedh pyetja: si mund të kontribuojnë qasjet specifike për të rindërtuar, kur është e mundur dhe e nevojshme, një doktrinë “etike” ose “të lidhur me vlerën”, duke pasur praktikat dhe lidhjet e saj kryesore?
Veçanërisht, do të jetë interesante të shihet se si çështjet e lidhura me kompleksitetin do të shkrihen me ato që lidhen me etikën.
Disa fjalë kyçe që i përkasin secilës prej tyre mund të “fillojnë” për të nxitur një reflektim që, për shkak të natyrës së vet, do të çojë në drejtime shumë të ndryshme, duke hapur debatin dhe dialogun.
Këtu janë vetëm disa sugjerime, midis shumë zgjedhjeve të mundshme që mund të trajtohen nga pikëpamja e “etikës”:
- kodi i sjelljes, ose kodi etik;
- disiplina;
- kultura përballë natyrës dhe themelet e etikës;
- etika dhe dinamika e komunikimit;
- ndryshimi / rendi;
- arsimimi dhe mësimi;
- etika sociale dhe etika publike;
- etika ekonomike;
- marrëdhëniet;
- përgjegjësia.
Secila nga këto tema përfshijnë shumë të tjera që folësit e ardhshëm mund të paraqesin duke argumentuar qartë teoritë e tyre.
Dokumentet pritet të fokusohen me kujdes në një aspekt të vetëm, duke u zhvendosur nga fushat e ekspertizës dhe kulturave të autorëve.
Forumi pritet të nxisë një diskutim të hapur midis të gjithë pjesëmarrësve; atyre do t’u jepet paraprakisht broshura, në mënyrë që ata të marrin pjesë në mënyrë produktive në seancat plenare të debatit.
Kush mund të aplikojë?
- Thirrja u drejtohet të rinjve të moshës 18-35 vjeç, pa dallim kombësie;
- Punimet e Forumit do të zhvillohen në gjuhën agleze dhe italiane; do të ofrohet njëherësh edhe përkthim për të dyja gjuhët.
Afati: 8 Korrik 2018
Datat : 28 – 30 shtator 2018
Vendi: Trieste, Itali
Përfitimet:
- Organizata e Forumit do të sigurojë akomodimin për 4 netë (regjistrimi më 27 shtator deri më 1 tetor). Kjo përfshin akomodim në dhoma të përbashkëta + mëngjes;
- Organizata do t’u sigurojë pjesëmarrësve të gjithë ndihmën e nevojshme në lidhje me procesin e marrjes së vizave (nëse është e nevojshme) dhe mikpritjen;
- Të rinjtë e përzgjedhur, nga ana tjetër, duhet të planifikojnë itinerarin e tyre dhe të mbulojnë vetë koston e biletave të udhëtimit;
- Pas përfundimit të eventit, organizata do t’u ofrojë të rinjve të përzgjedhur një rimbursim të pjesshëm – për shpenzimet e tyre të udhëtimit – ky rimbursim nuk do të kalojë 70% të shpenzimeve të udhëtimit. Maksimumi i kostos së rimbursimit do të jetë 500 euro për person.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.
Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.