Forum për organizatat e shoqërisë civile në Itali

Thirrje per aplikim!
Forumi do të organizohet si pjesë e Samitit të 4-të ndërqeveritar të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE dhe do të shqyrtojë temat e Samitit: bashkëpunimi i të rinjve, sundimi i ligjit dhe anti-korrupsioni, zhvillimi i ndërmarrjeve dhe potencialet e inovacionit dhe gjithashtu të përfshijë reflektime rreth të ardhmes se “Procesit të Berlinit”.

Për më tepër, do të futen tema të reja, në formatin e punëtorive paralele, për të filluar debatin mbi çështjet me rëndësi rajonale – mjedisi, energjia dhe ndryshimet klimatike, migrimet, liritë mediatike, çështja e Brexit në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe Rolin e shoqërisë civile në rritjen e efikasitetit të Procesit të Berlinit nëpërmjet komunikimit.
Organizatat shqiptare te interesuara te marrin pjese ne Forumin e Shoqerise Civile te Ballkanit Perendimor qe do te mbahet ne Trieste (Itali) ne dt. 10-12 Korrik, jane te ftuara te aplikojne këtu
Afati per aplikim eshte dt. 5 Qershor!

 

Leave a Comment